Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

2 ditë ago
in Kosovo
kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

Kryebashkiaku i LDK-së që është në balotazh dhe për një mandat të dytë, ka ndezur një debat të fortë në Prishtinë, kryesisht me Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe mbështetësit e këtij të fundit, të cilët kanë sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për protestën që organizohet në Tiranë.
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 Tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama.

Me këtë vendim, kryebashkiaku i LDK-së që është në balotazh dhe për një mandat të dytë, ka ndezur një debat të fortë në Prishtinë, kryesisht me Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe mbështetësit e këtij të fundit, të cilët kanë sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për protestën që organizohet në Tiranë
Megjithatë, qytetarët e thjeshtë e kanë përshëndetur vendimin, duke thënë se gjithë kombi shqiptar i nderon veteranët, familjet e tyre dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta do zhvillohet nesër, datë 17 Tetor ora 17:00, në Tiranë te Sheshi Skënderbej.

“Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike.

Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë”, vijon më tej kryebashkiaku i Prishtinës.

Kjo klimë e ndezur reflektohet dhe në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje – partia e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti – i cili shënjestroi direkt kryeministrin Edi Rama dhe thotë se në vitin 2015 ai ka udhëtuar me helikopter drejt Kosovës për të bindur politikën atje të votonte ngritjen e Gjykatës Speciale, gjykata që po mban sot në paraburgim çlirimtarët.

“Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.

Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet ndër të tjera në reagim.

TË LIDHURA

Dr. Njomza Belegu Halimi përfaqëson Kosovën në “European Summit 2025” me “Sapphire” nga Promoitalia
Kosovo

Dr. Njomza Belegu Halimi përfaqëson Kosovën në “European Summit 2025” me “Sapphire” nga Promoitalia

18:52 | 18/10/2025
Kosova më pranë BE-së/ Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
Kosovo

Kosova më pranë BE-së/ Pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

16:59 | 18/10/2025
Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.
Kosovo

Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.

18:13 | 17/10/2025
Next Post
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak

“Liria ka emër,drejtësi për çlirimtarët”Balluku thirrje qytetarëve për protestën per liderët eUÇK-së

“Liria ka emër,drejtësi për çlirimtarët”Balluku thirrje qytetarëve për protestën per liderët eUÇK-së







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

by mirseda
20:43 | 18/10/2025
0

42 kg kanabis janë kapur nga policia greke në kufi me Shqipërinë. Oficerët e policisë të Departamentit...

Analiza/ Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

Analiza/ Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

20:16 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

20:09 | 18/10/2025
Manastirliu vijon takimet me qytetarët dhe bizneset në Tiranë

Manastirliu vijon takimet me qytetarët dhe bizneset në Tiranë

19:03 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com