Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, ka deklaruar se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje.
“Mendoj se Irani do të vijë të firmosë marrëveshjen, ata janë goditur dhe plagosur. Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur me armën bërthamore, nuk mendoj se do të kishit qenë në gjendje të kishit këtë marrëveshje të jashtëzakonshme që ndodh vetëm një herë në jetë”, shton Trump.
“Irani bëri një deklaratë ku thoshte se e mbështet këtë marrëveshje me gjithë zemër”, vëren ai.
Kur një gazetar pyet se kur do të fillojnë bisedimet për zbatimin e pjesës së dytë të planit të tij të paqes, Trump përgjigjet se ato tashmë kanë filluar “për sa na përket neve”.
“Fazat janë paksa të përziera me njëra-tjetrën”, thotë ai.