Pas dy viteve lufte, me shpresën për t’u kthyer në shtëpi, mijëra palestinezë të zhvendosur u nisën të premten drejt Rripit të Gazës, pasi marrëveshje e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.
Fillimisht me kujdes, pastaj në një kolonë të madhe, njerëzit ecën drejt veriut, nga zonat më të sigurta në qendër të qytetit të Gazës që kishte qenë në qendër të një ofensive të ashpër izraelite. Kolona ishte të paktën një kilometër e gjatë.
Sipas burimeve, njerëzit brohorisnin “Zoti është i madh”, festonin dhe fishkëllenin nga gëzimi, duke ecur në një rrugë buzë detit që ishte hapur së fundmi.
Ushtria izraelite njoftoi ditën e sotme se trupat e saj ishin tërhequr në vijat e dakorduara të vendosjes në Gazë dhe armëpushimi kishte hyrë në fuqi.