Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike. Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se, kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij!
Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet.
Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike. Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se, kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij!
Nuk e bëj këtë sepse kjo quhet vrasje, pavarësisht motiveve të kryerjes së saj. Nuk ka emër tjetër kjo gjë!
Tani, ju që keni gjetur “heroin” tek Elvis Shkambi, dua tu them mbajeni e vlerësojeni si hero.
Bëjini edhe bust dhe jeni në të drejtën tuaj. Ndërkohë përpiquni të kuptoni se duke i dhënë lekë nuk po e bëni hero por vrasës me pagesë.
Po mor po, jeni ju ata që po e shpallni vrasës. Me pagesë biles. Heronjtë nuk paguhen. Kjo është llogjika.
Ju po kërkoni në fakt një vrasës me pagesë për hallin tuaj, jo një hero që të ndryshojë sistemin e padrejtë.
Ndërkohë Elvisi e bëri atë gjest për hallin e vet, jo për tuajin. Të jeni të bindur se në atë moment juve as u kishte në refene fare, për fat të keq. Them për fat të keq se po tu kishte sjellë ndërmend juve do ishte stepur e s’do ta kishte bërë atë akt.
Se nuk mbyllet jeta për askënd sot. Aq më pak për ju, që jeni në sherr me arsyen.
Familjes Shkambi, shteti i ka boxh shërbimin e avokatisë, nëse nuk arrijnë ta përballojnë vetë. Se edhe Elvisi ka të drejtë të ketë një avokat. Patjetër që po.
Thirrini mor arsyes se na bëtë njerëz me bisht!
Bahhhh..
Bashkohem me thirrjen e Eduard Halimit për të mos i bërë asnjë publicitet asaj nisme për mbledhje fondesh.
****
PS. Disa që janë ende miq në këtë faqe personale timen dhe, që, për faqen e tyre të zezë, shajnë nëpër faqe të tjera, i ftoj të largohen vetë që tani nga këtu. Shpejt madje.