Tre persona janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të fundit të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njofton guveronatori i këtij rajonit, Vyacheslav Gladkov.
Gladkov ka thënë se ky sulmi ka prekur edhe fshatin e Maslova Pristan më herët ditën e sotme.
Punonjësit e emergjencës, ndërkohë janë duke kërkuar për njerëz që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Sot, është dita e tretë rradhazi që Ukraina godet rajonin rus, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe raportohet për të paktën dy viktima.
Ndërkaq, shteti ukrainas nuk ka dhënë një koment lidhur me sulmet por nga goditjet është vërrejtur që janë synuar objektiva brenda Rusisë, duke përfshirë Belgorodin.
Sulmet ruse nga ana tjetër, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të Ukrainës, ka deklaruar rregullatori i energjisë së Ukrainës.
Shteti rus ishte ai që nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Teksa, jemi te dimri i katërt i kësaj lufte, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia synon objektet kritiket të gjenerimit të energjisë brenda shtetit ukrainas. Ndërsa, në Kiev është synuar rafineritë kryesore ruse të naftës.
Kjo seri sulmesh me dronë dhe raketa, ditën e sotme kanë shkaktuar dëmtimin e shtëpive, automjeteve dhe linjave elektrike në disa rrethe të Belgorodit, ka thënë Gladkov në Telegram.
Ai ka shpërndarë foto nga Maslova Pistan në rrjete sociale, ku shfaqen çati dhe mure të shkatërruara.