Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1 dollarëshe me portretin e presidentit Donald Trump.
Sipas një projekti paraprak të publikuar në platformën X dhe të rishpërndarë nga Departamenti i Thesarit, monedha e propozuar do të paraqesë profilin e Trump-it së bashku me fjalën “LIBERTY”.
Ndërsa në anën tjetër ai shfaqet me grushtin lart përpara flamurit amerikan dhe me frazën “Fight, fight, fight” (Luftoni, luftoni, luftoni), një thirrje që presidenti amerikan e bëri pas atentatit vitin e kaluar.
Departamenti i Thesarit nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi idenë.
Sipas burimeve, ky vendim pritet të merret në 4 korrik 2026, ditën kur SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë.