Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

6 muaj ago
in Rajoni
Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

Një gjykatë malazeze i ka liruar të premten nga akuzat tetë personat e akuzuar për gërmimin e një tuneli të gjatë që çonte brenda një depoje të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, për shkak të mungesës së provave.

Gjykata Themelore tha se nuk është vërtetuar se kush e gërmoi tunelin, dhe se nuk u vërtetua se të pandehurit i kishin kryer krimet për të cilat akuzoheshin.

Tuneli 30 metra i gjatë – i cili ishte gërmuar nga një banesë e lëshuar me qira pranë Gjykatës së Lartë deri në depon e saj – u zbulua më 11 shtator 2023, kur oficerët vërejtën sende të shpërndara në depo.

Depoja përmbante 100.000 sende, materiale provuese nga procese të shumta penale, lëndë gjyqësore, nëntë tonë drogë, 400 armë, municione, eksploziv.

Deri më sot, nuk është përcaktuar se çfarë ishte vjedhur prej tij.

Gjykata e Lartë ndodhet në qendër të Podgoricës, pranë institucioneve më të larta shtetërore – Parlamentit, Qeverisë, Bankës Qendrore dhe ndërtesës së Presidentit të vendit. Gjykata tha se të pandehurit u liruan nga akuzat sepse nuk kishte prova që i lidhnin ata me këtë çështje.

Pra, sipas vendimit, nuk u gjetën gjurmë ADN-je as nga tuneli, as nga banesa me qira dhe as nga vetë depoja.

Ky vendim është i shkallës së parë, prandaj prokurorët kanë të drejtë të ankohen brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit.

Gjykata e arsyeton vendimin se asnjë nga gjurmët e gjetura në tunel, banesën e lëshuar me qira, bodrumin ose vetë depon, nuk përmbante gjurmë ADN-je që mund të lidheshin me ndonjë nga tetë të pandehurit.

Vendimi thotë se Vladimir Eriq ishte në stacionin e Policisë në Loznicë më 8 shtator 2023, tri ditë para zbulimit të tunelit, në kohën kur ai u akuzua për gërmim.

Për Predrag Mirotiqin, i akuzuar për drejtimin e një prej automjeteve të përdorura në kryerjen e krimit, u përcaktua se pamjet e xhirimeve, për shkak të cilësisë së dobët, nuk mundësonin identifikimin e personit, automjetit ose targave.

As për Nikolla Milaçiqin nuk u vërtetua asnjë përfshirje, përveç pretendimit të Katarina Baçoviqit se ai e ndihmoi të merrte me qira një banesë në rrugën “Njegosheva”. Bazuar në atë dëshmi, gjykata pohon se nuk është e mundur të përcaktohet përgjegjësia penale.

Baçoviq u lirua, gjithashtu, nga akuza për falsifikim dokumentesh, sepse letërnjoftimi që thuhej se u falsifikua nuk u gjet kurrë. Ekziston vetëm një fotografi e imazhit nga biseda telefonike, “e cila nuk përbën një dokument publik në kuptimin ligjor”.

Gjykata liroi nga akuzat edhe Marijan Vuljajn, pasi nuk kishte prova se ai dinte për ndonjë vepër penale të kryer nga Baçoviq.

Gjykata vendosi se Veljko Markoviq, Millan Markoviq dhe Dejan Jovanoviq ishin në Mal të Zi, por provat nuk vërtetuan praninë e tyre në tunel, banesë apo depo. Gjykata e Lartë ndodhet në qendër të Podgoricës.

Hapja e tunelit ndodhet gjithashtu pranë dhomës në ndërtesën e Gjykatës ku të pandehurit sillen dhe ndalohen para se të hyjnë në sallën e gjyqit. Tuneli u gërmua gjatë gushtit 2023, gjatë festave kur shumica e punonjësve nuk ishin të pranishëm.

Pas zbulimit të tunelit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, deklaroi se nuk mungonte pothuajse asgjë, ndërsa kryeministri i atëhershëm, Dritan Abazoviq, pretendoi se mungonin disa armë dhe prova.

Më pas ai pretendoi se gërmimi i tunelit ishte i pamundur pa ndihmën brenda gjykatës, gjë të cilën Gjykata e hodhi poshtë, duke deklaruar se punonjësit nuk kishin autoritet ose trajnim për të siguruar ndërtesën.

Disa parti politike kanë akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë për dështime në sigurinë.

Rastësisht, vetëm tri ditë pasi u zbulua tuneli, kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e shpalli çështjen të zgjidhur dhe përgëzoi shërbimet e sigurisë për këtë.

“Personalisht, nuk e prisja që gjithçka të zbulohej kaq shpejt. Urime policisë malazeze që përfundoi gjithçka në kohën e duhur”, tha Abazoviq në shtator 2023.

Pozicionin e ministrit të Policisë e mbante një anëtar i partisë së tij, Filip Axhiq. Abazoviq, Axhiq dhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaq vizituan vendin e ngjarjes derisa hetimi ishte ende duke vazhduar.

Ekspertët mjeko-ligjorë paralajmëruan se një veprim i tillë mund të kontaminonte vendin e krimit dhe të rrezikonte provat.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin se ata po preknin objekte, edhe pse kjo ishte e ndaluar gjatë hetimit. /REL/

TË LIDHURA

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren
Rajoni

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren

15:14 | 17/03/2026
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

13:30 | 17/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Next Post
Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008
Bota

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

by mirseda
09:17 | 21/03/2026
0

Energjia historikisht ka qenë “shkëndija” për krizat e mëdha ekonomike. Pasiguria në lidhje me kohëzgjatjen e operacioneve...

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

08:24 | 21/03/2026
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com