Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski në përfundimin e Samitit të Kopenhagenit u bëri thirrje liderëve evropianë që të tregojnë “vullnet të fortë politik” për të vepruar ndaj agresionit rus dhe për të garantuar sigurinë në rajon.
Ai theksoi se lidhjet midis Rusisë dhe Evropës duhet të jenë të pakta.
“Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt është jeta në Evropë”, tha Zelenski.
Zelenski shtoi se çdo hap që ndërmerret për ta dobësuar Rusinë, sipas tij, është drejtimi i duhur drejt paqes.
“Çdo armë, çdo euro dhe çdo sanksion që dobëson Rusinë është një hap drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë kontinentin”, shtoi presidenti ukrainas.