Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

5 muaj ago
in Kosovo
Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999. Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator.

“Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim.

Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Kosova vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës, pas gërmimeve në varreza masive në Serbi, dhe lokacione në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të viktimave të luftës.

Kosova dhe Serbia kanë ngritur edhe një komision të përbashkët për të pagjeturit, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.

Ndërkaq, në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 11 shtator, pala kosovare akuzoi Serbinë se është tërhequr nga marrëveshja për komisionin për të pagjeturit./REL

TË LIDHURA

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton
Kosovo

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Kosovo

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president
Kosovo

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
Next Post
Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

“Më dhemb zemra”, Egli Tako reagon pas ngjarjes tragjike në familjen e Gjestit: Shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!

“Më dhemb zemra”, Egli Tako reagon pas ngjarjes tragjike në familjen e Gjestit: Shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

by mirseda
12:02 | 13/02/2026
0

Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula...

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

09:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com