Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

1 javë ago
in Kosovo
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prej tyre 262 janë dëshmitarë të Prokurorisë, ndërsa dy të mbrojtësit të viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Zyra për Informim e DhSK-së, ka njoftuar se përveç 125 dëshmitarëve të Prokurorisë dhe dy të mbrojtjes së viktimave që dëshmuan në sallën e gjyqit, janë pranuar në prova edhe dëshmitë e disa dëshmitarëve tjerë me shkrim. Sipas përgjigjes, në prova janë pranuar edhe 137 dëshmi me shkrim, e që 83 i përkasin pranimit duke u thirrur në Rregullën 153. Ndërsa, 54 të tjera janë pranuar sipas Rregullës 155 të Rregullores së procedurës dhe provave.

“Nga 137 dëshmitë me shkrim që janë pranuar deri tani si prova gjyqësore, 83 janë pranuar sipas rregullës 153 dhe 54 janë pranuar sipas rregullës 155”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle. Sipas Rregullores së procedurave dhe provave, Rregulla 153 parasheh pranimin e deklaratave me shkrim në vend të dëshmive fizikisht në sallën e gjyqit. Kjo rregull parasheh, pranimin e deklaratave me shkrim pa u paraqitur dëshmitari në gjykatë për të dhënë dëshmi në rast se dëshmia e tij nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarit për të cilin flet aktakuza.

Kjo rregull, tregon edhe faktorë të tjerë të cilët mund ta bëjnë një dëshmi të pranueshme si në rastin kur ajo është përsëritëse dhe mbulon fakte të njëjta sikur dëshmitarët që kanë dëshmuar në sallën e gjyqit, për të cilët ka qenë mundësia e ballafaqimit. Rregulli 154 parasheh pranimin e dëshmive të dëshmitarëve që kanë dëshmuar në sallën e gjyqit dhe të cilët ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje pala thirrëse, pala kundërshtare dhe trupi gjykues.

Pra, kjo Rregull parasheh marrjen e dëshmisë në sallën e gjyqit dhe ka të bëjë më shumë për veprime dhe sjelljen e të akuzuarit. Ndërsa, Rregulla 155 parasheh pranimin e atyre deklaratave të personave që nuk janë të disponueshëm. Sipas kësaj rregulle, persona të padisponueshëm për gjykatën janë personat që kanë vdekur, nuk janë të aftë për të dëshmuar për shkak të gjendjes fizike apo mendore ose edhe ata të cilët nuk kanë dëshmuar për shkak të ndërhyrjeve të palejueshme siç janë kërcënimi apo frikësimi.

Por, për t’u pranuar një dëshmi sipas kësaj rregulle, duhet të plotësohen disa kushte, ndër të tjera edhe interesi i drejtësisë për të pasi janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta siguruar dëshminë, por që nuk është arritur. Nga 125 dëshmitarët e Prokurorisë që dëshmuan në sallën e gjyqit, shumica prej tyre ishin me masa mbrojtëse. 52 prej 125-ve dëshmuan në seanca publike, ndërsa 73 ishin me masa mbrojtëse.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndër dëshmitarët që dëshmuan në seancë publike e që ishin thirrur nga Prokuroria në këtë rast kishte shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë. Kurse, më 15 shtator 2025 është planifikuar të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës. “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. Dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave ishin Karin Duhne-Prinsen dhe Dr. Catherine Nicola Black.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

TË LIDHURA

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës (AXHENDA)
Aktualitet

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës (AXHENDA)

08:26 | 16/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj
Kosovo

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Shqiptarët vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës
Kosovo

Dëshmia në Hagë/ Rubin: Shqiptarët vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës

18:33 | 15/09/2025
Next Post
Meta mbetet në burg, avokati: Drejtësia një vegël politike

Meta mbetet në burg, avokati: Drejtësia një vegël politike

Rama takohet me Komandantin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë: Po rilindim industrinë ushtarake

Rama takohet me Komandantin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë: Po rilindim industrinë ushtarake

‘Në vend që ta mbronin, e lanë të vritej…’/ Nëna e Martin Canit ndan mesazhin prekës në nisje të vitit të ri shkollor

'Në vend që ta mbronin, e lanë të vritej...’/ Nëna e Martin Canit ndan mesazhin prekës në nisje të vitit të ri shkollor

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli
Aktualitet

Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli

by mirseda
14:59 | 16/09/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, më 16 shtator 2025,...

Opozita braktisi votimin, ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratohet me 79 vota pro

Opozita braktisi votimin, ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratohet me 79 vota pro

13:58 | 16/09/2025
Debati për Komisionet dhe rregulloren e Kuvendit/ “E bëtë meme atë 7 x 7…”,

Debati për Komisionet dhe rregulloren e Kuvendit/ “E bëtë meme atë 7 x 7…”,

13:30 | 16/09/2025
“O respektoni Kushtetutën, o Klodian Zoton! Ndajeni mendjen”, Balliu në Kuvend

“O respektoni Kushtetutën, o Klodian Zoton! Ndajeni mendjen”, Balliu në Kuvend

13:23 | 16/09/2025
Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës

Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës

12:41 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com