Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

8 muaj ago
in Analizë, Ekonomi
BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

Numri i personave “të punësuar”, sipas përkufizimit zyrtar, u rrit me 22 mijë vetë gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin 2023. Por 40% e të punësuarve të rinj i përkasin një kategorie të njohur si “në biznes familjar (pa pagesë)”.
Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mijë vetësh përkundrejt vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në botimin e përvitshëm mbi tregun e punës.
Por rreth 24% e të gjithë të punësuarve i përkasin një kategorie të njohur si “të punësuar në biznes familjar” dhe që nuk paguhen me pagë, ndërsa mes shtesës së vitit 2024, pjesa e të punësuarve pa pagë ishte 40%.
Instituti i Statistikave përdor metodologjinë e Bashkimit Evropian për përkufizimin se kush është i punësuar dhe kush i papunë, si dhe ata që konsiderohen “enonomikisht joaktivë” siç janë studentët apo personat që thjesht nuk dëshirojnë të punojnë. Sipas këtij klasifikimi, në Shqipëri pati pothuajse 1,18 milionë të punësuar, ku 537 mijë vetë ishin të punësuar me pagë, 355 mijë të vetëpunësuar dhe 285 mijë, të punësuar pa pagë.
Një në katër qytetarë mes moshës 15 dhe 64 vjeç hyjnë në kategorinë e popullsisë inaktive.

Mes të vetëpunësuarve, përfshihen qytetarët që kanë një aktivitet ekonomik vetë, me apo pa të punësuar të tjerë, si dhe fermerët, të cilët, pavarësisht nivelit të të ardhurave dhe, praktikisht, pavarësisht nëse e punojnë realisht tokën, klasifikohen si të vetëpunësuar. Si rrjedhojë e këtij përkufizimi, qarqet më të varfra të vendit, të cilat në mënyrë tipike kanë shkallën më të ulët të urbanizimit dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale, kanë, në teori, shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën më të ulët të papunësisë.

Në rang kombëtar, 37% e “të punësuarve” janë në sektorin bujqësor, me një rënie të lehtë përkundrejt vitit 2023. Shqipëria është vendi absolutisht rekord në kontinentin evropian për përqindjen e popullsisë në sektorin bujqësor. Mesatarja evropiane është rreth 4%.

Shifra më tronditëse nga raporti është ajo që i përket numrit të grave të punësuara pa pagesë pranë familjes. Sipas të dhënave të INSTAT, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të zënë me punë në masë të konsiderueshme në bizneset familjare, por gratë e kësaj kategorie janë “1,5 herë” më shumë se sa burrat. Në vitin 2024, 32,2% e të gjitha grave “të punësuara” hynin në këtë kategori, përkundrejt 17,6% të burrave. Kjo do të thotë se pothuajse një në çdo tre gra “të punësuara” nuk merr pagë.

Përveç shkallës më të lartë të të punësuarit pa pagë, gratë janë më të prekura nga papunësia sipas matjes zyrtare si dhe zënë pjesën më të madhe të popullsisë ekonomikisht inaktive.

Rreth 62,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 10,0 % janë të papuna dhe 30,7 % janë jashtë forcave të punës, sipas INSTAT. Nga 62,4% të punësuar, një në tre është “e punësuar pa pagesë pranë familjes”. Rrjedhimisht, më pak se 40% e grave kanë të ardhura të vetat nga puna./BIRN

TË LIDHURA

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%
Analizë

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?
Aktualitet

Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

08:59 | 20/04/2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, do të tregtohet me 197 lekë për litër,
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, do të tregtohet me 197 lekë për litër,

09:22 | 18/04/2026
Next Post
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës
Aktualitet

Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës

by mirseda
11:49 | 20/04/2026
0

Komisioni i Arsimit, nën drejtimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luciano Boçi, zhvilloi një seancë dëgjimore me...

Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

11:38 | 20/04/2026
Balla për mungesën e Spiropalit në votimin për Ballukun: Në fund të sesionit do bëjmë analizën

Balla për mungesën e Spiropalit në votimin për Ballukun: Në fund të sesionit do bëjmë analizën

11:31 | 20/04/2026
PD kallëzon ministrin Lamallari dhe drejtorin e Policisë pas protestës së 17 prillit

PD kallëzon ministrin Lamallari dhe drejtorin e Policisë pas protestës së 17 prillit

11:28 | 20/04/2026
Landfilli i Bushatit në flakë, nënkryetari i bashkisë së Vaut të Dejës tregon se si nisi zjarri

Landfilli i Bushatit në flakë, nënkryetari i bashkisë së Vaut të Dejës tregon se si nisi zjarri

11:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com