Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

1 muaj ago
in Sport
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të.

Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë formacion: Dajsinani (GK), Hysaj (c), Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Broja, Asani, Daku.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0, me kuqezinjtë që krijojnë disa raste për të kaluar në avantazh. Fillimisht me Mirlind Dakun në minutën e 15-të, i cili gjuan topin, por që bllokohet nga kundërshtari. Tenton edhe Asani, por nuk godet siç duhet drejt portës. Jasir Asani provon sërish nga një goditje dënimi në minutën e 17-të, por pa fat.

Medon Berisha tenton në të 34-tën me një goditje të fortë nga distanca, por portieri e devijon topin në këndore. Tre minuta më vonë provon edhe Broja me një aksion të krijuar nga vetë ai, por ndalet nga mbrojtja vendase.

2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Medon Berisha provon të bëjë mrekullinë nga distanca, por topi devijohet nga një prej mbrojtësve duke u përplasur në traversë dhe përfundoi jashtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Silvinjo bëri tre zëvendësime, duke hedhur në fushë Arbër Hoxhën, Cristian Shpendin dhe Ivan Balliun në vend të Armando Brojës, Mirlind Dakut dhe Elseid Hysajt.

Rasti i parë në këtë pjesë të dytë vjen nga këmbët e Adrion Pajazitit. Mesfushori provon me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por topi përfundon larg portës.

Në minutën e 52-të, Shpendi dërgon përpara një top për Hoxhën, por arbitri sinjalizon një pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë, Bajrami pason për Shpendin, i cili provon por topi kalon mbi traversë. Provon edhe Hoxha, por nuk arrin të finalizojë.

Tjetër zëvendësim në radhët e Kombëtares, me portieri Dajsinani i cili i lë vendin Simon Simonit. Kuqezinjtë gjejnë avantazhin në minutën e 69-të falë golit të shënuar nga Jasir Asani, i cili ekzekuton saktë një 11-metërsh.

Trajneri Silvinjo kryen një tjetër ndërrim, me Bajramin i cili i lë vendin Enis Çokajt. Në minutën e 84-t, Hoxha pason topin te Shpendi, por tentativa e sulmuesit bllokohet nga kundërshtarët. Cristian Shpendi provon sërish, duke gjuajtur topin drejt portës, por kontrollohet nga portieri.

Ndeshja miqësore Gjilbraltar – Shqipëri u mbyll me rezultatin final 0-1. Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

TË LIDHURA

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës
Sport

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

14:44 | 15/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren
Sport

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen
Sport

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Next Post
Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

4 mln € gjobë “Prestige Resort”-it, Boçi: Hakmarrje e pushtetit ndaj atyre që nuk përkulen
Aktualitet

4 mln € gjobë “Prestige Resort”-it, Boçi: Hakmarrje e pushtetit ndaj atyre që nuk përkulen

by mirseda
17:55 | 15/10/2025
0

Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me gjobën prej 4 milionë eurosh të vendosur nga Tatimet tre...

23.6 mln lekë për projektet e zhvillimit të kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

23.6 mln lekë për projektet e zhvillimit të kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

17:52 | 15/10/2025
“Gjeneza e UÇK-së në Tiranë” — Gucati thirrje: Të bashkohemi për drejtësi më 17 tetor

“Gjeneza e UÇK-së në Tiranë” — Gucati thirrje: Të bashkohemi për drejtësi më 17 tetor

17:49 | 15/10/2025
KE: Do të ndjekim zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Hoxha: Po vidhen pasuritë publike

KE: Do të ndjekim zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Hoxha: Po vidhen pasuritë publike

17:09 | 15/10/2025
Humbja ndaj Japonisë, Ancelotti: Në Botëror duhet të fitojmë, nuk mjafton loja e bukur

Humbja ndaj Japonisë, Ancelotti: Në Botëror duhet të fitojmë, nuk mjafton loja e bukur

17:04 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com