Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

4 ditë ago
in Bota
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

Në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara disa shtete planifikojnë të njohin së shpejti shtetin palestinez. SHBA shpreh refuzimin e saj me anulim vizash për përfaqësuesit palestinezë.

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar Presidentit palestinez Mahmud Abas hyrjen në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në shtator. Përveç kësaj do t’u revokohen vizat edhe rreth 80 përfaqësuesve të tjerë palestinezë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga 89-vjeçari Abas, administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Është në interesin e sigurisë sonë kombëtare t’i konsiderojmë PLO-në [Organizatën për Çlirimin e Palestinës] dhe Autoritetin Palestinez (AP) përgjegjës për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të tyre dhe minimin e perspektivave për paqe”, shkroi ministria. Për t’u konsideruar si partnerë në procesin e paqes, PLO dhe AP duhet së pari “të refuzojnë vazhdimisht terrorizmin”.

Status vëzhguesi – si Vatikani

Departamentit amerikan i Shtetit deklaroi se megjithë masën ndaj Abasit përfaqësia e Autoritetit Palestinez (AP) në Kombet e Bashkuara është e përjashtuar nga kufizimet. Autoriteti Palestinez ka vetëm statusin e vëzhguesit dhe nuk është anëtar i plotë i OKB-së – njësoj si dhe Vatikani. Një zëdhënës i OKB-së tha se përfaqësuesit e OKB-së do ta diskutojnë çështjen e refuzimit të vizave me Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Zyra e Presidentit Palestinez Abas u shpreh e habitur dhe tha se vendimi përbën një shkelje të Marrëveshjes së Selisë së OKB-së të vitit 1947, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara janë në përgjithësi të detyruara t’u lejonë diplomatëve të huaj akses në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

Selia e Kombeve të Bashkuara ndodhet në një territor me status të veçantë që, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk është pjesë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, meqenëse nuk ka aeroportin e vet, delegacionet e huaja duhet të hyjnë së pari në territorin e SHBA-së përpara se të shkojnë në selinë e OKB-së, gjë që është e mundur vetëm me vizë.

Reagime për refuzimin vizës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, telefonoi me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, pasi SHBA i mohoi atij vizën, dhe i shprehu atij mbështetjen e Madridit. Refuzimi i vizës është “i padrejtë”, shkroi Sanchez në një postim në platformën X.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, tha në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në kryeqytetin danez Kopenhagen: “Një debat i përgjithshëm në Kombet e Bashkuara nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kufizimi për të marrë pjesë.” Barrot nuk i përmendi drejtpërdrejtë SHBA-në ose palestinezët, por tha në mënyrë të përgjithshme se selia e OKB-së në Nju-Jork është “një vend neutraliteti” dhe “strehë në shërbim të paqes”.

Kurse ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, e përshëndeti vendimin e SHBA-së. Në platformë X, ai falënderoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe administratën e tij për “këtë hap të guximshëm”.

Njohje zyrtare e shtetit palestinez

Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, disa aleatë kryesorë të SHBA-së, si Britania e Madhe, Franca, Australia dhe Kanadaja, planifikojnë ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez. Premtimet e tyre shihen si shprehje zhgënjimi për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, ku Hamasi militant islamist, ende qeveris zyrtarisht, si dhe për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Të paktën 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin palestinez. Megjithatë palestinezët ende nuk janë anëtarë të plotë në Kombet e Bashkuara. Izraeli e sheh njohjen e planifikuar nga shtetet e tjera si një “shpërblim për Hamasin”, të klasifikuar si organizatë terroriste nga shumë shtete.

TË LIDHURA

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

22:45 | 03/09/2025
Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”
Bota

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite
Bota

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Next Post
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com