Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.

6 muaj ago
in Kryesore, Kultura
Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Kumanovë. Ajo e ka cilësuar incidentin si një akt të turpshëm, duke theksuar se sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë maqedonase.
“Për shkak të mungesës së kulturës sportive, që fatkeqësisht përsëritet vazhdimisht, reagimet e shumta ndaj ngjarjes së rëndë në Kumanovë janë plotësisht të justifikuara. Disa tifozë të papërgjegjshëm shprehën urrejtje të thellë ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – dhe me këtë akt nuk i goditën vetëm ata, por na turpëruan të gjithëve, përfshirë vetveten”, ka shkruar presidentja në një postim në Facebook.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë më që arenat sportive të shndërrohen në vende për shpërthime urrejtjeje, duke paralajmëruar masa më të ashpra ndaj sjelljeve të tilla. Sipas saj, edukimi për sjelljen në sport duhet të fillojë që në familje dhe të vijojë në sistemin arsimor.
Presidentja shtoi se është e domosdoshme që shteti të veprojë ndaj urrejtjes së shprehur në emër të sportit dhe të krijojë një kulturë të brohoritjes që nxit gëzim dhe bashkim, jo përçarje dhe dhunë. “Na nevojitet një alfabet i ri – ai i brohoritjes së shëndetshme dhe sportdashëse”, tha ajo.
Incidenti në Kumanovë përfshiu thirrje të rënda me përmbajtje raciste e fashiste si: “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët” – parulla që ngjallin kujtime të errëta nga retorika e shfarosjes. Ato u dëgjuan edhe në prani të kryeministrit maqedonas dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë, duke nxitur reagime të ashpra brenda dhe jashtë vendit.

TË LIDHURA

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë
Aktualitet

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë

16:45 | 24/01/2026
Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD
Aktualitet

Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD

16:28 | 24/01/2026
Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.
Aktualitet

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

16:06 | 24/01/2026
Next Post
Vetëplago*et çobani në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Vetëplago*et çobani në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive

Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive

Holanda jep 500 milionë euro për të blerë armë amerikane për Ukrainën

Holanda jep 500 milionë euro për të blerë armë amerikane për Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Politikë

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

by mirseda
17:03 | 24/01/2026
0

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë një protestë kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit...

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak rrit subvencionin e qirasë për familjet në nevojë

16:45 | 24/01/2026
Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD

Snajper në tarracë dhe masa të forta sigurie, Kryeministria “blinduar” para protestës së PD

16:28 | 24/01/2026
Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

16:06 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com