Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

7 muaj ago
in Bota
DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zonanë Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

Zjarrfikësit të pajisur keq

Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg,” tregon ai.

Ndihma e BE-së

Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

Sezoni i zjarreve në pyje larg përfundimit

Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë./DW/

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Reshje shiu në të gjithë territorin, moti për ditën e sotme 31 korrik

Reshje shiu në të gjithë territorin, moti për ditën e sotme 31 korrik

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com