Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

8 muaj ago
in Sport
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Tirana është në luftë me kohën për të bërë skuadrën e sezonit të ri. Edhe gjatë ditës së hënë bardheblutë nuk zyrtarizuan as drejtorin e ri sportiv dhe as trajnerin që do të pasojë Bledi Shkëmbin. Për çështje lojtarësh nuk diskutohet, që është ende shpejt për të folur.

LIMITI – Drejuesit e skuadrës kanë vendosur që brenda ditës së enjte të kenë një vendim përfundimtar për drejtorin e skuadrës. Gjatë kësaj jave do të vendoset timonieri bardheblu. Me shumë mundësi, drejtimin menaxherial mund ta marrë Tefik Osmani, i mbështetur nga Grent Halili. Po kështu, emri i trajnerit intrigon më shumë se Cungun apo Mezanin që janë futur në lojë. Gjithsesi, duket se Tirana po sheh edhe kandidatura nga jashtë vendit.

STËRVITJA – Në plan Tirana kishte nisjen e stërvitjes në 1 korrik, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Skuadra është njoftuar se përgatitjet do të nisin më 5 korrik ose, më saktë, ditën e shtunë. Lojtarët e kanë marrë mesazhin dhe po bëhen gati të kthehen në fushë. Janë njoftuar edhe të huajt, të cilët do të jenë në Tiranë brenda javës. Edhe nëse nuk nis të shtunën stërvitja, e hëna është dita përfundimtare e nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri.

LARGIMET – Nga 1 janari e deri më 30 qershor 2025, Tiranës i janë larguar 12 futbollistë, duke bërë që skuadra t’i futet sërish një revolucioni të vërtetë, një vit pasi Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibrahimi ndërtuan ekipin nga themelet. “Panorama Sport” ka vëzhguar të gjitha ikjet dhe rezulton se deri tani kanë dhënë lamtumirën pa kthim 12 futbollistë, por lista ka edhe emra të tjerë. Në dimër u largua Aran Isuf, i cili nuk kishte më shumë se 6 muaj kontratë. Më pas, me radhë: Tola, Jonuzi, Vokrri, si dhe Jaku. Ky i fundit u shit te Bolonja për një shumë 250 mijë euro. Pa llogaritur dy lojtarët që janë dhënë borxh, Cereni dhe Abdullahu. Eksodi i vërtetë nisi në fillim të qershorit. Deri tani, janë larguar Selmani dhe Harizaj në portë. Fati i Leon Kozit është i paqartë dhe nuk dihet nëse do të jetë edhe sezonin tjetër në ekip. Në mbrojtje, Përgjoni ka dhënë lamtumirën dhe është larguar, Gledi Mici është pa kontratë dhe konsiderohet i ikur. Mesfusha, veç emrave të mësipërm, nuk dihet nëse do të ketë edhe Erisildo Smaçin, i cili nuk ka kontratë, por është në dorë të klubit për të zgjatur rinovimin. Në sulm, tre lojtarë me një të rënë të lapsit kanë ikur. Ata janë Ndreca, Bajroviç dhe Prengaj.

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Next Post
Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale

“E kam bërë vetëm një herë”, babai abuzues pranon se ka kryer marr*dhënie me të bijën

Polonia vendos kontrolle në kufirin me Gjermaninë

Polonia vendos kontrolle në kufirin me Gjermaninë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

by mirseda
09:12 | 13/02/2026
0

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën e tij nën...

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com