Ish-zv/kryeministrja, dhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, u shpreh se, Kosova po largohet nga harta e rajoni dhe Europë dhe po ngel pas në zhvillimet politike.
Politikania e njohur nga Kosova Edita Tahiri, gjatë një interviste televizive ka deklaruar se, kriza politike në Prishtinë, po ndikon shumë në zhvillimet rajonale dhe Europiane.
Edita Tahiri: ‘Ligji në Kosovë, ndryshon nga Shqipëria.
Në Shqipëri mund të jesh edhe deputet edhe qeveritar njëkohësisht, kurse në Kosovë e kemi ndryshuar këtë gjë para dy vitesh, nuk mund të jesh njëkohësisht edhe deputet dhe qeveritar.
Kurti me gjithë ministrat e vet që po vazhdojnë punën me këtë qeveri në detyrë, po shkelin Kushtetutën e Kosovës.
Kurti duhej të jepte dorëheqje nga deputet dhe të udhëhiqte qeverinë. Ne tani jemi një vakum në parlament dhe vakum në qeveri.
Në kohën kur ka qenë ngërçi dhe unë kam qenë në koalicion me Thaçin, në atë kohë nuk e kemi pasur ligjin që ndalonte të qenit deputet dhe qeveri. Në atë kohë ka qenë në rregull.
Ne bëmë ligjin që nuk mund të jesh me dy funksione. Kandidatja Albulena Haxhiu edhe ministre e Drejtësisë edhe si politikane, aq e varur nga shefi.
Me këtë rast jo vetëm goditi veten, por edhe gratë, sepse kur gratë po marrin detyra politike dhe po i dëgjojnë shefat politikë, po e dëmtojnë perspektivën e grave për fuqizim.
Në këtë kohë kur kemi hyrë në një epokë gjeopolitike, por një epokë që po vendos një paradigmë të re për paqen, Kosova ka mbetur mbrapa rrjetave ndërkombëtare.
Ne jemi shtet i vogël, por kemi aleatin e fortë, Amerikën. Kur aleati të shikon se nuk mund të formosh një qeveri, nuk ka kohë me neve.
Jemi duke humbur shumë nga dinamikat e rëndësishme që po zhvillohen, ne jemi jashtë hartës, shtet i vogël sa edhe Shqipëria. Por në kuptimin rajonal ne as nuk kishim humbur shanse të ndryshme.
A u mbaj prap Këshilli i Europës, a ishte prap mundësia për të lobuar që Kosova të bëhet anëtare. A u mbajtën takime rajonale, Kosova po prezantohet me presidente. Pse? Në mungesë të kryeministrit. E kush është ekzekutivi, kush e ka pushtetin ekzekutiv në një shtet? Kryeministri. Dhe kryeministri jonë është kërkun.
Kosova dhe Shqipëria jemi askund. Zgjedhjet në Kosovë, nuk uroi Trump. Zgjedhjet as në Shqipëri nuk ja uroi fitoren. Jemi sinqerisht në një situatë shumë të rëndë si komb, si dy shtete’.