Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home shendetesi

Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde evropiane

7 muaj ago
in shendetesi
Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde evropiane

Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane.

Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese, do të përfshijë edhe shtim të ambienteve për shërbimet spitalore, rritje të numrit të shtretërve dhe zgjerim të kapaciteteve.

“Spitali i Traumës është një shërbim unik në nivel vendi dhe që trajton politrauma nga gjithë qytetet e tjera. Ndërkohë që Shërbimi i Urgjencës trajton afro 70 mijë urgjenca në vit dhe që gjatë sezonit veror shkojnë dhe në rreth 200-220 urgjenca që është goxha ngarkesë, prandaj është i domosdoshëm dhe shtimi i kapaciteteve”, theksoi Koçiu.

Duke u ndalur tek detajet e projektit, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje impaktin e këtij investimi nga buxheti i shtetit për qytetarët dhe stafin mjekësor.

“Janë 5 blloqe shërbimesh kryesore të cilat tani kanë një rehabilitim të plotë me një fond prej 2.3 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Mbrojtjes që garantojnë rritjen dhe shtimin e sipërfaqeve, por ndërkohë dhe përmirësimin e komunikimit dhe qarkullimit brenda përbrenda ambienteve spitalore për pacientet që vijnë, për mjekët që japin shërbim, me qëllim fundor përmirësimin e shërbimit shëndetësor”, deklaroi ministrja Koçiu.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që kjo strukturë unike spitalore ka për ushtarakët dhe shërbimin shëndetësor civil.

“Në kuadër edhe të rritjes së buxhetit të Mbrojtjes po ndërtojmë një mekanizëm buxhetor ku sa herë rritet një kapacitet ushtarak sepse është një kompleks që i shërben edhe ushtarakëve me poliklinikën e tyre, me laboratorët e tyre e në këtë mënyrë të lehtësojmë presionin mbi shërbimin spitalor shëndetësor civil”, – u shpreh ministri Vengu.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve në këtë spital është absolutisht emergjencë e nevojë kombëtarë. “Duhet të kemi parasysh që të përshpejtojmë fazat. Buxhetet janë të alokuara dhe jemi në kushtet që mund të vijojmë dhe në fazat e tjera, në mënyrë që të përfundojmë sa më shpejtë”, theksoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Ky investim në Spitalin Universitar të Traumës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, që garanton modernizimin e infrastrukturës, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e shërbimeve mjekësore.

TË LIDHURA

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së
Aktualitet

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

14:38 | 21/01/2026
Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska
Aktualitet

Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

10:17 | 07/01/2026
Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt
Aktualitet

Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

16:44 | 17/12/2025
Next Post
Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij: Përgatituni për…

Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij: Përgatituni për…

Kostoja e Përvetësimit: Mësime nga Skandalet e Granteve në Shqipëri

Kostoja e Përvetësimit: Mësime nga Skandalet e Granteve në Shqipëri

Hakerimi i faqes së Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike jep detaje për situatën

Hakerimi i faqes së Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike jep detaje për situatën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Balliu dhe Strazimiri përplasen me policinë, ambulanca merr të dëmtuar, mes tyre edhe një gazetar
Politikë

Balliu dhe Strazimiri përplasen me policinë, ambulanca merr të dëmtuar, mes tyre edhe një gazetar

by mirseda
20:26 | 24/01/2026
0

Një përplasje ka ndodhur mes demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliut me forcat policore. Ndërkohë që një...

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët

19:25 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com