Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

3 javë ago
in Kultura
Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo.

Nën kujdesin e Fondacionit Mane dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, kjo ekspozitë personale e artistit multidisplinar që vjen në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, do të qëndrojë e hapur në Galerinë “GOCAT” deri më 12 korrik.

“Abito Mari” është më shumë se një ekspozitë e thjeshtë; është një vepër personale dhe koherente e artistit që fton artdashësit të eksplorojnë të kaluarën dhe të tashmen e Mesdheut – ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë dhe të përbashkëtat e këtyre dy popujve – përmes mediumeve si videoja, instalacioni dhe fotografia.

Hapësirat e galerisë përmbajnë një grupim punësh të zhvilluar gjatë njëzet viteve të fundit, të cilat u prezantuan nga Fabrizio Bellomo përgjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës.

“Përmes tyre (punimeve) kam sjellë një tematikë që e ndjeja më afër nga çdo gjë tjetër, qoftë si person, qoftë si artist. Është një tematikë që buron nga origjina ime kalabreze dhe nga mendimet se Kalabria përngjan shumë me Shqipërinë. Për mua, “Abito Mari” vjen si një destinacioni i një rrugëtimi pranë zemrës, për të eksploruar një gjuhë të përbashkët qytetesh, ku e përditshmja, urbanistika dhe arkitektura të përthithin me historitë dhe njerëzit”, – u shpreh Fabrizio Bellomo.
Për kuratorët e ekspozitës, Ardian Isufi dhe Elton Koritari, “Abito Mari” është një hetim artistik nëpër skutat dhe periferitë e Italisë dhe Shqipërisë, që pasqyrojnë eksperienca dhe përvoja paralele.

“Individët, ndonëse jetojnë në vende të ndryshme, ndodh që të kenë problematika, eksperienca dhe kujtime të njëjta. Ndërsa kjo trajtohet përmes gjuhë vizuale, ndihet po ashtu thirrja që artisti lëshon për shoqërinë, për t’i bërë një analizë të thellë padrejtësive, zonave të margjinalizuara dhe shumëçkaje tjetër”, tha Ardian Isufi.

Kuratori Elton Koritari vlerësoi gjithashtu se “Abito Mari” është një ekspozitë e mbështetur nga një ide dhe qëndrim i fortë, që vetëm një galeri si “GOCAT” mund ta mirëpriste dhe t’i kushtonte rëndësinë e duhur.

Punimet e ekspozuara flasin për një artist me qasje të gjerë dhe eksperimentale, kërkimi i së cilit lëviz dukshëm nga bota reale në atë dixhitale. I gjithë kërkimi përmban një gjuhë artistike popullore që zbulon kompleksitetin e strukturës sociale që kanë dy shtetet fqinje. Gjuha popullore ushqehet me vepra specifike e kontekstuale të cilat vijnë nga bashkëpunimi i Bellomos me artizanë dhe komunitete vendase.
Një ndër veprat e prezantuara për artdashësin vendas në ekspozitën “Abito Mari” dhe Galerinë “GOCAT” është “Villaggio Cavatrulli”. Bëhet fjalë për një kolazh fotografik që fokusohet kryesisht në idenë e rishikimit të praktikës aktuale të nxjerrjes së gurit.

Më këtë projekt, Fabrizio Bellomo është ftuar të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së 16-të në Venecia.

Ad
Not a typical dating platform
Japansdates
Not a Typical Dating Platform
Japansdates
Sponsored Links

Foto1

Foto2
Një ndër veprat e prezantuara për artdashësin vendas në ekspozitën “Abito Mari” dhe Galerinë “GOCAT” është “Villaggio Cavatrulli”. Bëhet fjalë për një kolazh fotografik që fokusohet kryesisht në idenë e rishikimit të praktikës aktuale të nxjerrjes së gurit.

Më këtë projekt, Fabrizio Bellomo është ftuar të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së 16-të në Venecia.

Foto3
Ndër vite, artisti ka mbajtur një sërë ekspozitash personale, në disa prej institucioneve më në zë kulturore dhe artistike. Përmendim këtu “Nziembr” në Fondazione Elpis në Milano në 2024, “Meccanicismo” në KCB Kulturni Centar Beograda në Serbi në 2018, etj.

“Abito Mari” është ekspozita e tij më e fundit që vjen në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë (“GOCAT”), një hapësirë kjo që vjen si dhuratë nga Fondacioni Mane për të gjithë komunitetin artistik.

TË LIDHURA

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint
Kultura

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

10:38 | 25/06/2025
MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

08:47 | 24/06/2025
Next Post
“Mos më prek Valbonën”/ Laert Vasili i jep sinjale për ribashkim gazetares?

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025

TË FUNDIT

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

by mirseda
19:42 | 25/06/2025
0

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që...

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

19:25 | 25/06/2025
I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

18:19 | 25/06/2025
NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025

Tirana Today

© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com