Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

4 javë ago
in Bota
Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

Izraeli ka akuzuar Iranin se po ecën me vendosmëri drejt përfundimit të programit të tij për zhvillimin e armëve bërthamore. Kjo deklaratë erdhi pas një raporti të brendshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), sipas të cilit Irani ka shtuar ndjeshëm ritmin e pasurimit të uraniumit në nivelin 60%, shumë afër nivelit 90% të nevojshëm për krijimin e armëve bërthamore.

Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, thuhej se Irani po injoron paralajmërimet ndërkombëtare dhe po ndjek objektiva bërthamorë me qëllime ushtarake. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë menjëherë për ta ndalur”, thuhet në deklaratë. Më tej theksohej se shkalla aktuale e pasurimit të uraniumit nuk ka arsye civile dhe është karakteristikë vetëm e shteteve që ndjekin armatimin bërthamor.

Sipas të dhënave më të fundit të IAEA-së, deri më 17 maj Irani ka grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60%, me një rritje prej 133.8 kilogramësh brenda tre muajve të fundit – një përshpejtim i ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 92 kilogramësh në periudhën paraprake. Sasia totale e uraniumit të pasuruar nga Irani ka arritur në 9247.6 kilogramë, që është mbi 45 herë mbi kufirin e lejuar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore.

IAEA shprehu shqetësim të thellë në raportin e saj, duke theksuar se Irani është i vetmi shtet jo-bërthamor që prodhon në mënyrë të vazhdueshme materiale bërthamore kaq të ndjeshme.

Kjo situatë vjen në një moment kur SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në bisedime të vazhdueshme për të frenuar tensionet rreth çështjes bërthamore. Megjithatë, qëndrimet e tyre mbeten larg: Uashingtoni kërkon ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit nga Irani, ndërsa Teherani e refuzon këtë kërkesë, duke argumentuar se ka të drejtë të zhvillojë program bërthamor për qëllime civile, siç lejohet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), i cili është nënshkruar edhe nga Irani.

Raundi i fundit i bisedimeve mes të dyja vendeve u mbajt më 23 maj në Romë, nën ndërmjetësimin e Sulltanatit të Omanit. Pavarësisht mungesës së progresit të dukshëm, përfaqësuesit iranian dhe amerikan, Abbas Araghchi dhe Steve Uitkoff, shprehën gatishmërinë për vazhdimin e dialogut, edhe pse ende nuk është caktuar një datë për takimin e radhës.

TË LIDHURA

Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE
Bota

Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE

15:55 | 27/06/2025
Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut
Bota

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

15:01 | 27/06/2025
Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere
Bota

Dëshmon biznesmeni që vrau shqiptarin në Itali: Trupin ia futa në fuçi vere

12:01 | 27/06/2025
Next Post
Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë

Meloni: Kërcënimi ndaj vajzës time, diçka e errët dhe e sëmurë

Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën

Topi: PD të mbyllë raportin politik me Berishën

Përmbyset kamioni, shpërndahen 250 milionë bletë

Përmbyset kamioni, shpërndahen 250 milionë bletë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025




TË FUNDIT

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar
Aktualitet

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

by mirseda
16:46 | 27/06/2025
0

Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar....

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

16:44 | 27/06/2025
Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet

Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet

16:18 | 27/06/2025
Skandal me fondet e BE për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

Skandal me fondet e BE për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

16:06 | 27/06/2025
Theth – 33-vjeçari qëllon ndaj një makine me tre të rinj, arrestohet. Edhe të rinjtë procedohen për dhunë.

Theth – 33-vjeçari qëllon ndaj një makine me tre të rinj, arrestohet. Edhe të rinjtë procedohen për dhunë.

16:04 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com