Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet

4 muaj ago
in Sport
Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet

Pas zyrtarizimit të tij si drejtori i ri sportiv i AC Milan, Igli Tare ka folur për herë të parë për mediat zyrtare të klubit, duke ndarë emocionet, objektivat dhe vizionin e tij për të ardhmen kuqezi. Ish-sulmuesi dhe ish-drejtuesi i Lazios u shpreh se kjo është një nga ditët më të rëndësishme të karrierës së tij, duke e cilësuar angazhimin te Milani si përmbushjen e një ëndrre që e ka ndjekur që nga fëmijëria.
Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur që kur isha fëmijë. Familja ime, të gjithë xhaxhallarët ishin tifozë të Milanit, dhe kjo lidhje ka qenë gjithmonë e fortë. Tani që jam këtu, është diçka shumë domethënëse për mua”, u shpreh Tare, duke kujtuar se debutimi i tij në Serie A ndodhi pikërisht kundër Milanit dhe se fëmija i tij i parë lindi gjatë një ndeshjeje të këtij klubi.

I pyetur për qëllimet e tij në rolin e ri, Tare tha se synon të rikthejë Milanin në nivelet më të larta të futbollit europian: “Do të përpiqem të jap gjithçka që kjo histori të shkëlqejë sërish. Tifozët presin një reagim të fortë dhe kjo është ajo që duam të ofrojmë.”

Ai pranoi se një nga sfidat kryesore është zgjedhja e trajnerit të ri, pas një sezoni të mbushur me zhgënjime. “Erdha me ide të qarta dhe shumë entuziazëm. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të fillojmë me energji të re. Milani kërkon rezultate të menjëhershme, është një klub që duhet të fitojë,” tha ai.

Tare theksoi rëndësinë e përkatësisë ndaj fanellës dhe nderimit të historisë së klubit: “Lojtarët duhet ta kuptojnë peshën që ka fanella e Milanit. Stadiumi San Siro dhe historia e klubit janë të shenjta. Kjo është një nga gjërat që dua të transmetoj menjëherë te skuadra.”

Duke folur për filozofinë e tij të punës, Tare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda strukturës drejtuese. Ai u shpreh se do të punojë ngushtë me Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Moncada për të ndërtuar një strategji afatgjatë, sidomos për zhvillimin e talenteve të rinj.

Në përfundim, Tare theksoi përkushtimin e tij të plotë për të rikthyer lavdinë e kuqezinjve: “Dua të shoh një Milan që djersitet për fanellën, që është i uritur për fitore. Do të jap gjithçka për ta bërë këtë realitet. Ndihem i emocionuar dhe i përmbushur, kam realizuar një ëndërr të vjetër”, përfundoi ai.

TË LIDHURA

Në Serbi kërkojnë largimin e trajnerit, ai refuzon të largohet: E dinim që kundërshtar kishim Shqipërinë
Sport

Në Serbi kërkojnë largimin e trajnerit, ai refuzon të largohet: E dinim që kundërshtar kishim Shqipërinë

17:45 | 10/09/2025
Aleksandër Čeferin mbërriti në Tiranë, u prit nga Armand Duka për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Sport

Aleksandër Čeferin mbërriti në Tiranë, u prit nga Armand Duka për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

16:15 | 10/09/2025
Serbia me sytë nga UEFA, frikë se ndaj Shqipërisë mund të jenë pa tifozë
Sport

Serbia me sytë nga UEFA, frikë se ndaj Shqipërisë mund të jenë pa tifozë

15:20 | 10/09/2025
Next Post
Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë

Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Tragjike në Tiranë! 40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend
Aktualitet

Aksident në Fier, makina merr përpara dy të moshuarit

by mirseda
20:40 | 10/09/2025
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, ku një automjet ka...

30 të plagosur në Pire, tramvaji përplaset me autobusin kur po zbrisnin pasagjerët

30 të plagosur në Pire, tramvaji përplaset me autobusin kur po zbrisnin pasagjerët

20:28 | 10/09/2025
Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terro*istët”

20:25 | 10/09/2025
Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

20:21 | 10/09/2025
Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

Ambasada amerikane shuan shpresat e Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

20:00 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com