Forcat e armatosura gjermane formuan një brigadë të re tankesh në Lituani, të quajtur Panzer 45, dhe kancelari Friedrich Mertz udhëtoi për në Vilnius për ceremoninë e hapjes, raportuan sot mediat gjermane.
Në këtë mënyrë, zbatimi i njërit prej projekteve më ambicioze të Bundeswehr-it – stacionimi i pothuajse 5,000 ushtarëve gjermanë në Lituani – shkruan Deutsche Welle.
Kjo brigadë përfaqëson pikën qendrore të njësisë luftarake me të cilën Gjermania, me kërkesë të Lituanisë, siguron krahun lindor të NATO-s në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.
Sipas DW, ushtria gjermane më parë përbëhej nga tetë brigada, dhe tani i është shtuar edhe një e nëntë, e stacionuar në Lituani ku do të qëndrojë përgjithmonë, gjë që është hera e parë në historinë e Bundeswehr-it.
“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, duke shtuar se stacionimi i brigadës gjermane në Lituani është një sinjal i fortë për partnerët dhe një mesazh i qartë për çdo kundërshtar të mundshëm.
Vendosja e brigadës duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.