Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Dështon për herë të njëmbëdhetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës!

2 muaj ago
in Kosovo
Dështon për herë të njëmbëdhetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës!

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00. Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se deputetët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61. Para përpjekjes së nëntë për konstituimin e Kuvendit, më 1 maj, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.

Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet.

Pse po refuzohet Haxhiu?

Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar, madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra – Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi – nga partia e kryeministrit në detyrë, Kurti, të cilat ka thënë se do t’i votonte.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Por, LVV-ja ka argumentuar se Haxhiu është kandidate meritore dhe ka refuzuar thirrjet për të vendosur dikë tjetër në emër të saj. Partitë, që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po synon që të imponojë votimin e Haxhiut dhe me “qëllim po bllokon procesin”, pasi kanë argumentuar se kjo parti nuk i ka as votat për Qeverinë e re të Kosovë – proces që pason konstituimin e Kuvendit – për formimin e së cilës po ashtu kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash.

Por, LVV-ja ka thënë se nuk po i detyron partitë që ta mbështesin kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Kjo parti, ka thënë se nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por është e gatshme për një cikël të ri zgjedhor, si opsionin e fundit për dalje nga situata e krijuar. LVV-ja më herët ka propozuar që së bashku me PDK-në dhe LDK-në të pajtohen që të votohen në paketë Haxhiu dhe tre nënkryetarët e Kuvendit – teksa dy nënkryetarë të tjerë i takojnë komuniteteve pakicë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme. Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

Ndërkaq, më 30 prill ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në krijimin e institucioneve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë shpejt në këtë drejtim dhe t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

TË LIDHURA

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Kosovo

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

16:41 | 12/07/2025
SHBA përkrah njohjen e Kosovës në OKB, kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Kosovo

SHBA përkrah njohjen e Kosovës në OKB, kërkon mbylljen e UNMIK-ut

12:10 | 12/07/2025
Prishtinë/ Vdes në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe nga Suhareka
Kosovo

Prishtinë/ Vdes në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe nga Suhareka

10:25 | 12/07/2025
Next Post
I dënuar për marrëdhënie sek*uale dhe homosek*uale me të mitur

I dënuar për marrëdhënie sek*uale dhe homosek*uale me të mitur

BE synon ndalimin e plotë të gazit rus deri në fund të 2027u

BE synon ndalimin e plotë të gazit rus deri në fund të 2027u

Jozefin Marku rikthehet me këngë pas incidentit: Diss për Gjestin?

Jozefin Marku rikthehet me këngë pas incidentit: Diss për Gjestin?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com