Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Vllaznia, me më të mirët! Në Shkodër duan fitoren kundër Laçit dhe 100 milionët

11 muaj ago
in Sport
Vllaznia, me më të mirët! Në Shkodër duan fitoren kundër Laçit dhe 100 milionët

Ekipi i Vllaznisë do ta mbyllë sezonin e rregullt në Superiore me ndeshjen e ditës së diel në orën 15:30 përballë Laçit.

Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” kurbinasit, për të mbyllur një edicion në nivele të kënaqshme për skuadrën kuqeblu. Megjithatë, “misioni” ende nuk ka përfunduar për ekipin e Brdariç, që përveçse duhet të sigurojë vendin e dytë në renditje, duhet të mendojë edhe për “Final 4”. Kështu, ndaj bardhezinjve në fushë do të hidhen futbollistët më të mirë të mundshëm. Me Laçin, i cili i dëshpëruar për pikë dhe mbijetesën nuk nënvlerësohet aspak në kampin shkodran. Kështu, nga porta do ta nisë nga minuta e parë si gjithmonë Jukaj.

Në mbrojtje, duket se do të ketë ndryshime, ku emra si Bajrami dhe Çoba duken favoritë ndaj Stojanoviç dhe Jagos. Me Gurishtën djathtas dhe Repajn në qendër që po ashtu kompletojnë prapavijën. Në mesfushë trajneri Brdariç duket se do t’u besojë atyre futbollistëve që hodhi në fushë në ndeshjen e fundit kundër Dinamos në kupë, ku emra si: Krymi, Qato dhe Deliu pritet të formojnë repartin. Në sulm i padiskutueshëm është Bekim Balaj, e ndërsa djathtas pritet të aktivizohet Mala. Në linjën e majtë të sulmit, duket se ka një dilemë mes Dodajt dhe Grudës. “Mister” që pritet të zbulohet vetëm para nisjes së ndeshjes me Laçin.

STATISTIKAT – Statistikat e këtij sezoni në ndeshjet mes Vllaznisë dhe Laçit tregojnë për një baraspeshë mes dy skuadrave. Dy ekipet, të cilat konsiderohen si më të fortat në veri dhe shpesh përballjet mes tyre janë cilësuar si “derbi”, kanë pasur një balancë në duelet e këtij sezoni. Kështu, në fazën e parë, në ndeshjen e zhvilluar në Laç do të ishin vendasit që do të dilnin triumfatorë, ku autogolit të Dajsinanit, kurbinasit do t’i përgjigjeshin me golat e Papës, Kordeiros dhe Mjakit.

Në fazën e dytë do të ishte Vllaznia që do t’u kthente “reston” bardhezinjve. Shkodranët merrnin 3 pikët e plota në “Loro Boriçi” falë rezultatit 2-1. Për kuqeblutë shënonin Dodaj dhe Delaj e ndërsa për Laçin gjente rrjetën Bullari. Në barazim do të mbyllej dueli i fazës së tretë, ku Laçi i ndodhur në avantazhin e dyfishtë falë golave të Myrtës dhe Tresës, do të arrihej nga rrjetat e Mensah dhe Çobës, për rezultatin 2-2 në përfundim të 90 minutave në Kurbin. Të dielën do të shihet nëse dy ekipet do të ruajnë këtë balancë mes tyre apo ndonjëra prej skuadrave do të arrijë të thyejë “akullin” e këtij sezoni.

TË LIDHURA

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë
Sport

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës
Sport

Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

10:01 | 28/03/2026
Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi
Sport

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Next Post
Gjykata e Tiranës heq masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e AMP Florian Sulejmani

Gjykata e Tiranës heq masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e AMP Florian Sulejmani

Fitore minimale ndaj Everton, Chelsea sheh drejt Champions

Fitore minimale ndaj Everton, Chelsea sheh drejt Champions

Një makinë përfshihet nga flakët në Korçë, ja dyshimet e para

Një makinë përfshihet nga flakët në Korçë, ja dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina
Rajoni

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

by mirseda
15:03 | 28/03/2026
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodh një aksident trafiku ku...

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

14:55 | 28/03/2026
Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

Houthit godasin Izraelin me raketa balistike, paralajmërojnë përshkallëzim të luftës

14:49 | 28/03/2026
Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’

Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për shtypjen vdekjeprurëse të protestave të ‘Gjeneratës Z’

14:46 | 28/03/2026
Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

14:44 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com