Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Showbizz

“Sikur i mori dikush”,Alban Bushi për humbjen e prindërve: Do doja t’i përqafoja

9 muaj ago
in Showbizz
“Sikur i mori dikush”,Alban Bushi për humbjen e prindërve: Do doja t’i përqafoja

Fund tetori i vitit që lamë pas përkoi me një tragjedi për trajnerin e komëbtares U-21, Alban Bushin i cili humbi prindërit në një aksident në Greqi. Ali dhe Bukurije Bushi po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përplasën nga një furgon në rrugën “Egnatia” në aksin Veria-Selanik.

Në programin “Rudina” ai rrëfen për herë të parë ngjarjet para dhe pas aksidentit.

Alban Bushi: Ata donin të iknin të dielën në mëngjes, por babi flinte një çikë, ishte një çikë gjumash ai, flinte gjumë më shumë sesa duhej ndonjëherë ngaqë rrinte të shtunave duke parë sport e filma. Mami u çua të dielën për të ikur, i thoshte “hajde se u bëra gati”, ai i thoshte “të fle edhe pak, të fle edhe pak” dhe s’ikën të dielën. I tha mami “s’jam duke të pritur, ikim nesër”. Ikën të hënën dhe ndodhi pastaj ajo. Unë isha jashtë shtetit në fakt, nuk e dija, vëllai i merrte në telefon, ata nuk e hapnin. Vëllai tha “kanë arritur në hotel’, i mori në fakt 5 minuta para aksidentit dhe i kishin thënë që “duam edhe gjysmë ore të arrijmë”. S’i mori më, i mori pasdite nuk e hapën, i mori në darkë, nuk e hapën dhe vëllai pastaj mendoi që “mos janë në gjumë e t’i marr të nesërmen”. S’po e hapnin edhe të nesërmen. Unë erdha, isha në Gjermani besoj, erdha nga dreka dhe më thotë vëllai “ore s’ma kanë hapur telefonin”. Ça thua i thashë unë, si ka mundësi? Kur i mori përsëri vëllai, e hapi një grek. Tha që i kishte thënë “servis, makinë” dhe vëllai s’e kupton greqishten. E mora unë se flas greqisht ngaqë kam luajtur atje, i thashë si është situata, çfarë ka ndodhur? Më tha mua “kështu-kështu, s’jetojnë më, janë përplasur që dje”. I thashë që dje? Po pse s’keni lajmëruar se 24 orë duhet të lajmërojnë. Nejse, nuk na dha shumë shpjegime, thjesht morëm makinën dhe u nisëm për atje. Kur arritëm, ata kishin qenë duke ecur në rrugën e vet, me 80-90 në orë kishin qenë, kishte ardhur një ‘Mercedes’ shumë i madh, i mbushur me sallamëra, mishra dhe i kishte gjuajtur nga mbrapa fort dhe i kishte lënë të dy në vend. Ikën një çikë çuditshëm se ikën shpejt.

Bushi shpjegon se personi që është përgjegjës për aksidentin, nuk është arrestuar pasi aksidente të tilla gjykohen ndryshe nga legjislacioni grek, por po e ndjekin çështjen. Për të dhe vëllain, ishte shokuese për rrethanat që ndodhi dhe dëshira e vetme është një përqafim.

Alban Bushi: Edhe vëllai e përjetoi shumë, nuk diskutohet sepse janë prindër, është gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe ikën si me thënë pa u përqafuar, pa u takuar, sikur i mori dikush dhe do të doja që thjesht t’i përqafoja një herë kështu fort sepse më ka marrë malli shumë.

Bushi përshkruan edhe mendimet që pasojnë me largimin e tyre nga jeta dhe kujtimet që e shoqërojnë vazhdimisht.

Alban Bushi: Tani bëhet akoma më e pabesueshme, kur kalojnë ditët dhe muajt bëhet e pabesueshme se ke shumë mall për prindërit. Ndonjëherë thua që bëhem pishman që s’hëngra edhe një drekë me ata ose kur më kanë thënë hajde për drekë dhe nuk shkoja, janë ca gjëra që me prindërit duhet të jesh i kujdesshëm shumë. Kur ikin, e kupton dashurinë e tyre të madhe.

TË LIDHURA

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

23:48 | 27/12/2025
BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë
Showbizz

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”
Showbizz

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Next Post
“Nisim udhëtimin drejt fitores!”/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi

“Nisim udhëtimin drejt fitores!”/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi

Hakeruan email-et e SPAK, njëri kërkon lirinë, tjetri tregon ‘sekretin’! Ish-zyrtari apelon vendimin: Kisha kuriozitet

Hakeruan email-et e SPAK, njëri kërkon lirinë, tjetri tregon ‘sekretin’! Ish-zyrtari apelon vendimin: Kisha kuriozitet

Aksident në Berat, përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve

Aksident në Berat, përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com