Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Malomo humbje e madhe, por Bylisi ka plan “B” për sfidën me Tiranën

11 muaj ago
in Sport
Malomo humbje e madhe, por Bylisi ka plan “B” për sfidën me Tiranën

Bylisi ka nisur seancat stërvitore në prag të duelit me Tiranën. I ndarë në dy grupe, teksa nga njëra ana janë trajnuar ata lojtarë të cilët nuk luajtën me ekipin B. Nga dje, ekipi është në grumbullim dhe regjim absolut në kompleksin “Gjanica” në Ballsh dhe kështu do të vazhdojë deri një ditë para sfidës me Tiranën.

Ndërkohë që në mesditë, stafi mallakastriot ka pasur mundësinë që të shohë të tjerë lojtarë, një pjesë të titullarëve, por edhe ata të cilët nuk do të luajnë ndaj bardhebluve, për arsye pezullimi nga kartonët. Në ndeshjen ndaj Besës U-21, trajneri Mezani ka parë gjendjen e Beqajt, Alaos, Përndrecës, Muktar, Çelaj, Sulovari, Kasaj, Ofori, Mici e Papa, që kanë luajtur si titullarë, ndërsa kanë marrë minuta edhe Akibu, Baçi, Igor e Malomo.

Nga sot, skuadra do të ketë një program ndryshe, me dy seanca në ditë, por edhe stërvitje në palestrën e forcës, ndërsa sfida me Tiranën po vlerësohet shumë në Ballsh, pasi është një tjetër finale. Synimi është që Bylisi të marrë një rezultat pozitiv, në mënyrë që të mos humbasë edhe më pozitat në tabelën e renditjes.

SKEMAT – Në mungesë të Malomos, pritet që trajneri Gentian Mezani të bëjë disa lëvizje, por të ndryshojë edhe skemë. Jo më kot është parë që të marrë sa më shumë minuta, me skuadrën “B”, por edhe me ekipin U-21, sulmuesi nigerian, Alao, që shihet me mjaft perspektivë dhe është “pykë”, ndërsa pritet që afër sulmit të jetë edhe Ruçi.

Mallakastriotët kanë marrë 4 pikë në fazën e katërt, ndërsa duhet thënë se kalendari u ka rezervuar sfida mjaft të vështira, sidomos në 3 javët e radhës. Do të luajnë në Tiranë dhe presin në shtëpi dy nga skuadrat që luftojnë për titullin kampion, siç janë Egntia dhe Vllaznia. Në Ballsh duan me patjetër që të shmangin dy vendet e fundit në renditje.

RIVALITETI – Ballshiotët do të hasen me një rivalitet të ashpër deri në fundin e garës, pasi ekipet që luftojnë për mbijetesën, po ecin “rrotë më rrotë” javë pas jave. Nga Elbasani, te Laçi e Tirana, apo Bylisi, Skënderbeu e Teuta, do të luftojnë që të shmangin fundin e renditjes. Madje, ballshiotët do të luajnë me Elbasanin, Tiranën, Skënderbeun në fund, çka do të thotë se në një farë mënyrë e kanë vetë në dorë mbijetesën. Me 18 pikë në lojë, mallakastriotët kanë shanse që të sigurojnë edhe direkt mbijetesën në elitë.

TË LIDHURA

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Next Post
Ushtria izraelite nis operacionet tokësore në një lagje të Rafah në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite nis operacionet tokësore në një lagje të Rafah në jug të Rripit të Gazës

Xhaxha e nip bënin ‘kërdinë’, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës. Përdornin edhe ‘mushkat’

Xhaxha e nip bënin ‘kërdinë’, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës. Përdornin edhe ‘mushkat’

‘Konflikti mes Veliajt dhe Ramës është i hapur’, Shehaj: Betejë forcash, por regjisori mbetet kryeministri

‘Konflikti mes Veliajt dhe Ramës është i hapur’, Shehaj: Betejë forcash, por regjisori mbetet kryeministri







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni
Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

by mirseda
14:41 | 31/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

14:35 | 31/01/2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com