Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur qëndrimin parimor të vendit se nuk do të jetë e mundur të arrihet paqe e qëndrueshme pa pjesëmarrjen e Moskës dhe Kievit në zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
“Javën e kaluar, ne diskutuam çështjet e sigurisë në një takim online me Bashkimin Evropian. Diskutimet e fundit në lidhje me Ukrainën kanë shkaktuar shqetësim midis vendeve anëtare të BE-së. Bashkimi Evropian po përballet me një nga sfidat më të mëdha të sigurisë në kohët e fundit. Dhe sot, vlera e pozicionit të matur konsistent dhe parimor të Turqisë në luftën Rusi-Ukrainë është kuptuar edhe më mirë.” tha presidenti turk
Duke folur për marrëdhëniet me BE-në, Erdogan theksoi se Turqia dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet me BE-në dhe të ndjekë objektivin e anëtarësimit të plotë mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta.
Ai shprehu gjithashtu shpresën se miqtë evropianë të vendit do të kuptojnë rolin e Turqisë së re në botën në ndryshim dhe do të përcaktojnë strategjinë e tyre në përputhje me rrethanat.