Një person vdiq dhe dy rezultuan të zhdukur, pasi cikloni Garance goditi territorin francez në La Reunion me shpejtësi maksimale të erës prej 155 km/h (96 mph) të premten, sipas deklaratës së prefektit lokal për mediat franceze.
Cikloni ra në veri të ishullit të Oqeanit Indian i cili shtrihet pranë Madagaskarit duke rrëzuar çatitë, duke ndërprerë energjinë dhe aksesin në ujë të pijshëm për shumë banorë.
Gjërat po përmirësohen në veri të ishullit La Reunion, por jo në pikat e larta në perëndim,” tha prefekti Patrice Latron duke treguar për reshjet e mëdha.
Prefektura kishte thënë më herët se 180,000 familje, rreth 42% e klientëve të ndërmarrjes elektrike kishin humbur energjinë dhe gati 10% nuk kishin akses në ujë të pijshëm.
Sipas saj se më e keqja e stuhisë kishte kaluar dhe një alarm për stuhi ishte ulur nga niveli më i lartë, vjollcë, në të kuqe. Kjo do të thoshte se punëtorët e shpëtimit tani mund të largoheshin nga strehimoret e tyre dhe të fillonin të vlerësonin dëmet dhe të ndihmonin të prekurit.
Një urdhër i detyrueshëm për banorët për të qëndruar brenda ka mbetur në fuqi, dhe autoritetet prisnin kushte të vështira të motit të paktën deri në fund të ditës.
Erërat e forta kanë rënë në 130 km/h (80 mph), por stuhitë më të larta ishin të mundshme në jugperëndim të ishullit, me shirat e dendur që shihen tani si një rrezik më i madh.
Në Mauritius aty pranë, autoritetet rihapën aeroportin pas lehtësimit të kërcënimit nga stuhia.