Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjendet një lloj i dytë i gripit të shpendëve tek lopët e qumështit, ekspertët në alarm

1 vit ago
in Bota
Gjendet një lloj i dytë i gripit të shpendëve tek lopët e qumështit, ekspertët në alarm

Lopët e prodhimit të qumështit rezultuan pozitive për një lloj gripi të shpendëve që më parë nuk ishte parë tek këto bagëti, tha të mërkurën Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA), duke rritur shqetësimet për përhapjen e virusit.

Virusi H5N1 ka ndikuar në uljen e prodhimit të qumështit, ka rritur çmimin e vezëve, ka zhdukur miliona pula dhe ka infektuar afro 70 njerëz që nga prilli, ndërsa është përhapur në të gjithë vendin.

Mostra e qumështit të lopëve nga Nevada identifikoi për herë të parë llojin tjetër të virusit, të njohur si tipi D1.1, tha agjencia USDA. Më parë, të 957 infeksionet e gripit të shpendëve midis tufave të lopëve të raportuara që nga marsi i kaluar ishin shkaktuar nga një lloj tjetër virusi, B3.13, sipas të dhënave të agjencia amerikane e bujqësisë

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi lajmin për zbulimin e llojit të dytë të mërkurën përpara njoftimit të agjencisë qeveritare.

Ai u identifikua në bagëti nga një program i agjencisë që filloi testimin e qumështit për gripin e shpendëve në dhjetor.

“Po shohim që virusi H5N1 është më i ‘zgjuar’ se të gjithë ne”, tha Beth Thompson, veterinere zyrtare e Dakotës së Jugut.

“Virusi modifikon vetveten, kështu që nuk qëndron vetëm tek shpendët e butë dhe të egër të ujit. Ai po infekton edhe gjitarët”.

Zogjtë e egër ka të ngjarë të kenë transmetuar llojin e dytë të virusit tek bagëtitë në Nevada, tha J.J. Goicoechea, drejtor i bujqësisë në këtë shtet. Fermerët duhet të rrisin masat e sigurisë për të mbrojtur kafshët e tyre, tha ai.

“Padyshim që nuk po bëjmë gjithçka që mundemi dhe gjithçka që duhet ose virusi nuk do të infektonte lopët e qumështit”, tha ai.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha më 31 janar se tufat e bagëtive në dy qarqe ishin vendosur në karantinë për shkak të gjetjes së gripit të shpendëve.

Është e rëndësishme që agjencia federale USDA të ndërmarr masa për të kufizuar përhapjen e virusit në shtet, që të mos përhapet tek bagëtitë diku tjetër, tha veterinerja Gail Hansen.

Vitin e kaluar, gripi i shpendëve u përhap në të gjithë vendin pasi bagëtitë e infektuara në Teksas u dërguan në vende të tjera pasi virusi u transmetua për herë të parë tek lopët nga zogjtë e egër.

“Nuk e kemi patur nën kontroll rastin e kaluar”, tha veterinerja Hansen. “Duam të shmangim përsëritjen e të njëjtit skenar në Nevada”.

Kopetë që ishin të infektuara më parë mund të rrezikohen sërish nga lloji i dytë, thanë ekspertët.

“Tani duket sikur kemi lloje të reja të virusit që mund të shmangin imunitetin që është krijuar ndaj viruseve të tjera dhe situata mund të përkeqësohet”, tha Gregory Grey, profesor i mjekësisë pranë Universitetit të Teksasit që studion sëmundjet e gjedheve./VOA

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Lubonja për protestën e 8 Shkurtit: Tubime të vërteta janë ato në Serbi, pse opozita më duket kontradiktore

Lubonja për protestën e 8 Shkurtit: Tubime të vërteta janë ato në Serbi, pse opozita më duket kontradiktore

“Veprat flasin më shumë se fjalët”, Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

“Veprat flasin më shumë se fjalët”, Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

“Dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse”, Lala jep detajet e rënda nga gjyqi i Xhemal Lokës që çoi gruan drejt vetëflijimit

"Dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse", Lala jep detajet e rënda nga gjyqi i Xhemal Lokës që çoi gruan drejt vetëflijimit







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com