Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Showbizz

Me sytë nga Big Brother 4, Ledion Liço zbulon surprizën që kanë rezervuar për këtë vit

1 vit ago
in Showbizz
Me sytë nga Big Brother 4, Ledion Liço zbulon surprizën që kanë rezervuar për këtë vit

Nesër në mbrëmje starton ‘Big Brother VIP 4’ dhe të gjithë jemi sy e veshë që të mësojmë detaje të reja. Në një intervistë për një emision tekleviziv, duke folur live nga shtëpia, Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin. Ai tha se qëllimi këtë vit është që të bëjnë një Exchange, shkëmbim të një banori të Big Brother-it të Shqipërisë, me një banor të Grande Fratello-s.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”

Bashkëpunim me Grande Fratellon?

“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion. Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati.

Ndonjëherë punojmë më shumë seç duhet, por dashuria jonë është që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më tepër se një program tradicional televiziv. Në këto momente e vetmja gjë që përjetoj është që punët të shkojnë deri në fund, që nesër mbrëma në 21:15 kur të ndizen kamerat të jemi me atë entuziastin. Shpresoj që çdo gjë të mbyllet mirë dhe të kemi fat, sepse fati favorizon fitimtarët. Është një staf që i kalon 200-300 veta. Punojmë me radhë që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por e ndihmojnë. Ka edhe departamente të ndryshme të Top Channel që e kanë prioritet këtë program. Big Brother është një televizion paralel që të ngrihet, të bëjë punën dhe pas 4 muajsh të bëjë pushimet. Ne sot festojmë atë që një pjesë e grupit e quan ‘dita e fundit e lirisë’, pastaj jemi ‘të burgosurit”

TË LIDHURA

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin
Showbizz

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu
Showbizz

Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu

19:42 | 16/02/2026
Françeska Murati: Unë fal pesë vakte, por nuk mbulohem
Showbizz

Françeska Murati: Unë fal pesë vakte, por nuk mbulohem

19:28 | 16/02/2026
Next Post
Gjekmarkaj takim me demokratët në Kashnjet: PD do të rikthejë shpresën

Gjekmarkaj takim me demokratët në Kashnjet: PD do të rikthejë shpresën

Të përfshirë në trafikun e drogës dhe mashtrimit me energjinë elektrike, arrestohen dy shqiptarë në “shtëpinë e barit” në Spanjë

Të përfshirë në trafikun e drogës dhe mashtrimit me energjinë elektrike, arrestohen dy shqiptarë në "shtëpinë e barit" në Spanjë

Hiqej si rumun, 36-vjeçari shqiptar i arratisur kapet në Itali duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë

Hiqej si rumun, 36-vjeçari shqiptar i arratisur kapet në Itali duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

by mirseda
10:36 | 17/02/2026
0

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg...

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com