Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqje ministrja e Transportit, ja arsyeja e pazakontë

1 vit ago
in Bota
Çfarë ndodhi? Jep dorëheqje ministrja e Transportit, ja arsyeja e pazakontë

Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dënimi të dhjetë viteve më parë për mashtrim, pasi pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, zonja Haigh tha se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë”.

“Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ajo.

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky News dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se zonja Haigh ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013. Ajo më vonë tha se e kishte renditur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura.

Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thërrit për t’u marrë në pyetje nga policia. Zonja Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në një deklaratë përpara dorëheqjes së saj, zonja Haigh tha se “sipas këshillës së avokatit tim deklarova fajësinë – pavarësisht faktit se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk përfitova. Gjykatësit i pranuan të gjitha këto argumente dhe më dhanë masën më të ulët penalizuese”.

Zonja Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.

Kryeministri Starmer emëroi 49-vjeçaren Heidi Alexander, si zëvendësuese të zonjës Haigh. Zonja Alexander u rikthye në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, pas një periudhe mungese 6-vjeçare, një pjesë të së cilës ajo e kaloi në bashkinë e Londrës, me një pozicion të spikatur si drejtuese për sistemin e transportit të kryeqytetit./VOA

TË LIDHURA

Rihapet çështja Epstein, kërkohet dëshmia e ish-bashkëshortes së Andrew.
Bota

Rihapet çështja Epstein, kërkohet dëshmia e ish-bashkëshortes së Andrew.

12:15 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008
Bota

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Next Post
“Jemi të shkatërruar”, prindërit e pashpresë të Martin Canit hapin Gofundme dhe kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

"Jemi të shkatërruar", prindërit e pashpresë të Martin Canit hapin Gofundme dhe kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

“Shpërthen” media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

“Shpërthen” media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 30 nëntor 2024







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!
Aktualitet

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

by mirseda
13:06 | 21/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur skenarin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë...

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

Rama tregon kushtin: Asnjë kandidat për kryetar bashkie s’do të rikandidojë pa këto kushte.

13:00 | 21/03/2026
Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

Rama: gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Asambleja e PS, Rama: synojmë rezultat më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës.

Asambleja e PS, Rama: synojmë rezultat më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës.

12:52 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com