Problem i ri për trajnerin e Milanit, Fonseca. Sulmuesi i kuqezi njve, Alvaro Morata ka pësuar një dëmtim në kokë gjatë seancës së sotme përgatitore dhe në këto kushte, është dërguar menjëherë në spitalin e Legnanos.
Në bazë të lajmeve të publikuara nga prestigjiozet italiane, gjithçka ka ardhur pas një përplasje me Pavlovic.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Morata nuk do të mund të kontribuojë për ndeshjen ndaj Cagliarit, e programuar për në fundjavë. Kështu, trajneri Fonseca duhet të shikojë të gjejë zgjidhje për sulmin, në këtë takim.