Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Egnatia humb mesfushorin para transfertës, sulmi në krizë

1 vit ago
in Sport
Egnatia humb mesfushorin para transfertës, sulmi në krizë

Egnatia duket realisht se ka humbur diçka nga forca e sezonit të shkuar, kur dominonte çdo kundërshtar, por është fakt që me Partizanin ndikuan jo pak mungesat që trajneri Tetova kishte në mbrojtje. Arbenit Xhemajli nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Për të njëjtën arsye nuk luajtën Dylis dhe Fangaj, por këta të fundit të paktën ishin në stol. Trajneri Tetova nuk preferoi ndoshta të rrezikonte, duke i ruajtur dy lojtarët për sfidën e radhës me Skënderbeun në Korçë. Shpresat janë që Dylis dhe Fangaj do të jenë gati për këtë transfertë dhe ky është një lehtësim për stafin teknik të rrogozhinasve. Por edhe për këtë javë mungesat nuk u ndahen kampionëve në fuqi.

Mesfushori Alesandro Ahmetaj, titullar në ndeshjet e fundit, nuk mund të luajë kundër Skënderbeut, sepse është i skualifikuar për shkak kartonësh. Kartoni i verdhë që lojtari mori ndaj Partizanit të premten e kaluar ishte i katërti, kështu që ai e ka humbur sfidën e javës së 8- të. Ahmetaj shënoi 2 gola në fitoren e thellë kundër Bylisit dhe po bënte një paraqitje të mirë, ndërsa tani vjen ky pushim i detyruar. Në mesfushë Egnatia në fakt ka alternativa. Aleksi, që ka luajtur në mbrojtje, pritet të kthehet në vendin e tij, ndërkohë që të gatshëm për trajnerin Tetova janë edhe Zejnullai, Lushkja dhe Ujka, apo edhe Uotlai.

Kampionët në fuqi vazhdojnë të shfaqin probleme në repartin e sulmit, ku në 7 ndeshje të zhvilluara vetëm 2 gola kanë realizuar lojtarët e këtij reparti. Vuthaj ka shënuar vetëm një gol me penallti, po ashtu edhe Xhoel e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. Këta kanë qenë dy sulmuesit titullarë të rrogozhinasve, ndërsa ata që janë aktivizuar si zëvendësues, Kasa, Drame dhe Jahaja, nuk kanë shijuar ende golin e parë sezonal.

Më së shumti për Egnatian kanë shënuar mesfushorët dhe konkretisht Lushkja, Zejnullai, Ahmetaj dhe Ujka, si dhe mbrojtësit Fangaj, Ndreca dhe Xhemajli. Kuptohet që tek Egnatia kanë diçka për të rikuperuar në repartin e avancuar sa nuk është vonë. Ndoshta me aktivizimin e Bakajokos, i cili është kthyer nga dëmtimi, ky problem jo i vogël do të zgjidhet për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova.

TË LIDHURA

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off
Sport

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

13:13 | 20/11/2025
Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

22:29 | 19/11/2025
Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën
Sport

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Next Post
A do ta pranojë fajësinë ‘Diddy’? Habit avokati i reperit: Është vënë në shënjestër sepse ai është një burrë i suksesshëm me ngjyrë

A do ta pranojë fajësinë 'Diddy'? Habit avokati i reperit: Është vënë në shënjestër sepse ai është një burrë i suksesshëm me ngjyrë

U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit

U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit

Këmbimi valutor, euro nis “revanshin” ndaj lekut

Këmbimi valutor, euro nis "revanshin" ndaj lekut







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon praninë fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak
Aktualitet

Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon praninë fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak

by mirseda
13:15 | 20/11/2025
0

SPAK ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë të Tiranës për lejen e posaçme që do t’i mundësonte...

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

13:13 | 20/11/2025
Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

12:51 | 20/11/2025
Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

12:38 | 20/11/2025
GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

12:35 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com