Vala përvëluese e motit të nxehtit në SHBA-në Jugperëndimore ka shkaktuar një rritje të zjarreve veçanërisht në Kaliforni dhe Nevada, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre.
Guvernatori i Nevadës, Joe Lombardo, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën e shkuar për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi në jug të Renos.
Rreth 20,000 njerëz tashmë janë evakuar pasi zjarri vazhdon të rritet në Nevada, zjarri Davis vazhdon të përshpejtohet , duke konsumuar 6500 hektarë dhe duke kërcënuar strukturat.
“Agjencitë shtetërore po punojnë me zell për të mbështetur partnerët lokalë’’,-tha Lombardo në X.
Temperaturat po komplikojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarrin dhe për të mbrojtur shtëpitë.
Evakuimet janë bërë gjithashtu në Pyllin Kombëtar të Angelos, ku zjarret po zgjerohen me shpejtësi në 800 hektarë me zero kontroll.
Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të rrezikshme në pjesën më të madhe të rajonit, pasi temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të zjarreve.