Modelja nga Shqipëria, Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.
Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.
Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.
Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.
“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.
Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi u përfshinë në një çështje në një restorant.
Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.