Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skënderbeu, trajneri: Jemi gati, besoj te skuadra

11 muaj ago
in Sport
Skënderbeu, trajneri: Jemi gati, besoj te skuadra

Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes me Vllazninë.

Ivan, pas dy javëve të para, fitorja kthehet në detyrim për korçarët në këtë ndeshje?

Po keni të drejtë, dy javët e para nuk kemi mundur të marrim maksimumin dhe atë që ne kemi pasur si objektivi në këto ndeshje. Në të tilla kushte kjo do të jetë ndeshja jonë e kthesës dhe për këtë duhet që të djersinim shumë dhe të japim më të mirën tonë. Tifozët gjithmonë kërkojnë maksimumin por edhe ne duhet që të reflektojmë për dy ndeshjet e para dhe këtë gjë është e mira që ta bëjmë në fushë.

Sa e vështirë do të jetë ndeshja kundër Vllaznisë?

Kundër Vllaznisë gjithmonë është një ndeshje e vështirë, pasi është një ekip me traditë dhe ka dhënë shumë për futbollin shqiptar. Sigurisht që do të jetë delikate ashtu siç janë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të vështira dhe të thjeshta, janë të gjitha shumë të vështira dhe duhet që të bëjmë kujdes maksimal.

Si vjen Skënderbeu në këtë ndeshje?

Jemi mirë dhe për fat nuk kemi asnjë problem dhe të gjithë lojtarët i kemi në dispozicion, përveç mungesës së Rabiut, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Partizanit. Sigurisht që do të bëjmë zgjedhjet tona duke u treguar të kujdesshëm dhe të mbajmë linjën tonë të lojës. Kjo është shumë e rëndësishme.

Një pikë në dy javë, a janë pak për ju?

Patjetër dhe kjo nuk ka diskutim. Nëse flasim në raport pikësh mund të them se nuk kemi bërë mirë dhe për këtë jemi të gjithë vetëdijshëm dhe të vetëdijshëm. Por nëse shohim lojën, na ngroh e na jep besim. Si kundër Elbasanit, edhe ndaj Partizanit kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe ndoshta meritonim më shumë si në njërën ndeshje edhe te tjetra pavarësisht se ishim edhe me 10 lojtarë për disa minuta.

Merkatoja, në 24 orë nga fundi, a është e mbyllur?

Unë mendoj se kemi lëvizur mirë në merkato dhe nuk ka asnjë diskutim. Presim të bashkohet sulmuesi i ri që do të vijë sot në Korçë dhe presim mbylljen e marrëveshjes me një uinger. Nëse realizohen këto atëherë jam i bindur se do të jemi të kompletuar. Ka qenë një merkato që unë e vlerësoj dhe kemi punuar me kujdes për të bërë zgjedhjet e duhura.

A është një plus për ju rikthimi i Randit?

Randi është një futbollist që ka qenë prej vitesh titullar dhe dihet që është i rëndësishëm. Për fat të keq për atë nuk arriti të mbyllte me sukses një kontratë të re në një klub tjetër. Për të është keq, pasi do të ishte një mundësi shumë e mirë. Ndërsa për ne është pozitiv që Randi qëndroi në Korçë dhe do të na ndihmojë shumë edhe këtë sezon.

TË LIDHURA

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund
Sport

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit
Sport

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare, në gjendje të rëndë foshnja 6-muajshe

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare, në gjendje të rëndë foshnja 6-muajshe

Paraja “cash” jashtë bankave arrin nivelin më të lartë historik. Ekspertët: Rrezik për pastrimin e parave

Paraja “cash” jashtë bankave arrin nivelin më të lartë historik. Ekspertët: Rrezik për pastrimin e parave

Tekniku i Partizanit optimist: Mund t’ia dalim, kam një ide si mund të shkojmë larg

Tekniku i Partizanit optimist: Mund t’ia dalim, kam një ide si mund të shkojmë larg

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com