Një avion i linjave amerikane United Airlines që vinte nga Cancun në Meksikë, me destinacion Chicago, u detyrua të bënte ulje emergjence në aeroportin e Tennessee.
Sipas mediave të huaja, ulja e menjëhershme vinte si pasojë e 7 pasagjerëve të plagosur, për shkak të disa turbulencave. Mediat amerikane thonin se avioni tip Boeing 737-900, i ngritur nga Cancun, ishte mbi Louisiana kur pësoi dridhjet e forta.
Mjeti u detyrua të ulej në Memphis, Tennessee, nga ku një pasagjer u dërgua në spital kurse të dëmtuarit e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor.