Pak ditë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale të Instagram-it.
Sakaq, dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia ka deklaruar më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.
Ditën e sotme, Kreu i Policisë së Shtetit, tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtuar ndaj Klea Prengës.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha Rrumbullaku.