Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.
Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.
Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.