Shtatë persona u vranë të premten kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Kilin jugor, tha autoriteti i aviacionit civil të vendit.
Kontakti me avionin Piper Navajo u humb në orën 9:13 të mëngjesit, pak pasi u ngrit nga Coyhaique, rreth 1,700 kilometra në jug të Santiagos.
Piloti dhe gjashtë pasagjerët vdiqën, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit.
Delegati presidencial për rajonin, Rodrigo Araya, u tha gazetarëve se kishte udhëzuar prokurorinë dhe Shërbimin Mjekësor Ligjor për të nisur një hetim për incidentin.
Nuk dihet menjëherë se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.
“Po vjen një front i keq i motit, me borë,” tha gjenerali i ushtrisë Mario Sepulveda, duke shtuar se ” operacioni për nxjerrjen e trupave mund të zgjasë disa ditë, ndoshta tre ditë”.
Përplasja ndodhi në të njëjtën ditë kur një aeroplan pasagjerësh në Brazil u rrëzua nga qielli, duke vrarë të gjithë 61 personat në bord. Edhe në atë rast, shkak dyshohen kushtet e këqija të motit./Barrons/