Dy persona janë arrestuar në Austri pasi pretendohet se kanë planifikuar sulm në koncertin e Taylor Swift, sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarëve austriakë.
Një nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak “me prejardhje nga Maqedonia e Veriut” që “ka jetuar me familjen e tij në Ternitz”, sipas “Kronen Zeitung”.
Ai u arrestua “nën dyshimin e fortë për terrorizëm”, shkroi gazeta austriake.
Në platformën X, bordi vjenez i turizmit njoftoi se biletat për tre koncertet e Swiftit në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur në tërësi.
Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin të vetëdijshme për “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm “dhe po ashtu se kishte në fokus …koncertet e Taylor Swift në Vjenë” nga 19-vjeçari, tha agjencia austriake e lajmeve “Austria Press Agency”.