Dy gra në të 70-at kanë vdekur për shkak të nxehtësisë ekstreme në Korenë e Jugut, duke e çuar numrin e viktimave nga vala e të nxehtit të këtij viti në 14, tha ministria e Brendshme.
Të dielën, një grua 71-vjeçare u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Seul dhe më pas vdiq nga një sëmundje e lidhur me nxehtësinë, ndërsa një grua tjetër 78-vjeçare vdiq të njëjtën ditë ndërsa punonte në një fermë në Goheung, 328 kilometra në jug të Seulit, tha ministria.
Këto vdekje e çuan numrin e vdekjeve të këtij viti nga vala e të nxehtit në 14 që nga e diela, ndërsa numri i pacientëve me sëmundje të lidhura me të nxehtin arriti në 1690.
Nga 11 qershori deri të hënën, 303,000 bagëti kanë ngordhur për shkak të nxehtësisë ekstreme, duke përfshirë 277,000 shpendë.
Të martën, shumica e pjesëve të vendit ishin nën paralajmërimet e valëve të të nxehtit. Agjencia e motit ka parashikuar se vala e të nxehtit mund të vazhdojë të paktën deri më 15 gusht.