Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një mjek akuzohet se përgjatë një dekade ka helmuar me qëllim 30 pacientë, 12 prej të cilëve kanë vdekur.
52 vjeçari kontaminonte serumet në klinika private, teksa hetimet që vijojnë prej 7 vitesh janë ndarë në dy pista kryesore
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Francë, ku një mjek akuzohet se ka helmuar me qëllim 30 pacientë, 12 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Pas një hetimi 7-vjeçar, Prokurorët e kanë shpallur fajtor ish-anesteziologun nga Besançon, Freneric Pessier dhe kërkojnë dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Sipas tyre, 52 vjeçari kontaminonte serumin e pacientëve në dy klinika private, për periudhën kohore midis 10 tetorit 2008 dhe 20 janarit 2017.
Qëllimi ishte për t’u shkaktuar arrest kardiak dhe për t’i shëruar më pas, duke demonstruar kështu aftësitë e tij.
Megjithatë, një pistë tjetër hetimi është hakmarrja ndaj kolegëve, ku zyrtarët e akuzojnë se për shkak të konflikteve me ta, mjeku përpiqej t`u prishte në këtë mënyrë reputacionin.
Ekspertët pohuan se kishte prova të forta se doza të larta, madje edhe fatale, u jepeshin pacientëve që shkonin në dy klinikat dhe operacionet që bënin nuk ishin serioze.
“Është rast i veçantë, sepse qëllimi nuk ishte të lehtësoheshin pacientët që vuanin. Po flasim për njerëz që në shumicën e rasteve ishin në gjendje të mirë dhe do t’i nënshtroheshin operacioneve të vogla, dhe për këtë arsye jeta e tyre nuk ishte në rrezik”, shpjegojnë ekspertët.
Ndërsa ish-kolegët e tij, kanë dëshmuar se 52-vjecari kishte krijuar imazhin e një shpëtimtari të jetës dhe konfliktohej me kolegët kur një pacient vdiste.
Gjatë gjithë viteve të hetimit, ish-anesteziologut iu ndalua ushtronte detyrën dhe u urdhërua të largohej nga vendi.