Një prej moderatoreve më në zë të Shqipërisë, Arbana Osmani, konfirmoi përpara disa ditëve se së shpejti do t’i rikthehet ekranit por pa zbuluar se ku.
Epo siç duket rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta shohim sërish.
Pasi e konfirmoi së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishajn se do të vijnë me një program spektakolar, siç duket Arbana e ka zbuluar padashje se ku do ta shikojmë së shpejti ose është thjesht një sinjal për të bërë rrjetin akoma më shumë lëmsh…
Ajo ka postuar në InstaStory një foto të aplikacioneve që ka instaluar në telefonin e saj dhe vëmendjen e mori pikërisht ai i “Tv Klan”.
“Tv Klan”, “Top Channel”, apo në Kosovë? Të shumta kanë qenë aludimet për të ardhmen e Arbana Osmanit, megjithatë për të zbuluar të vërtetën do të duhet të presim dhe pak.