Stadiumi “Air Albania” nuk ishte i gatshëm për skuadrat e kryeqytetit për ndeshjet e turit të parë të Conference League.
Si Tirana ashtu edhe Partizani, u detyruan t’i luanin ndeshjet në “Elbasan Arena”, stadium ku i luan edhe Egantia takimet e saj ndërkombëtare.
Gjendja e stadiumit të kryeqytetit nuk është ende në kushte optimale. Dhe gjasat janë që edhe ndeshjen shtëpiake me Iberia 1999, Partizani ta luajë jashtë Tirane.
Por për koincidence, të kuqtë edhe rrogozhinasit, sipas kalendarit u takon ta luajnë në të njëjtën datë ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Conference League (1 gusht).
Në të tilla kushte, UEFA dhe klubet do duhet të vendosin për një zhvendosje të mundshme me një ose dy ditë të njërës prej ndeshjeve: Partizani-Iberia 1999 (Gjeorgji) ose Egnatia-Vikingur (Islandë).
Në mënyrë që të dyja të luajnë në të njëjtin stadium. Një zgjedhje e kushtëzuar, që natyrisht nuk i përshtatet askujt.
Gjithsesi, te “Demat” shpresojnë që terreni i “Air Albanias” të rikuperohet në kohë. Dhe skuadra e Shehit ta luajë ndeshjen pranë tifozëve të saj. Ndonëse duket e vështirë.
Fusha ka nevojë për kohën e vet që të jetë në gjendje të mirë, pasi duhet të jetë gati dhe për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League.
Kuqezinjtë do të sfidojnë Gjeorgjinë në takimin e parë shtëpiak të Grupit A të Ligës B në Nations League. E programuar për datën 9 shtator.