Artisti nga Kumanova, ka njoftuar se tashmë edhe në mënyrë zyrtare nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt. Në një postim në Instastory ai ka shprehur mirënjohjen për vitet e punës që kanë patur bashkë prej fillimit të tij të karrierës, por shton se tashmë është një artist i pavarur që do të vazhdojë me projektet muzikore, normalisht.
Artisti nuk zbuloi se kush do t’i zërë vendin Agajt, ndërsa kujtojmë se kohët e fundit raporti i tyre ka qenë paksa i tensionuar. Pak kohë më parë ishte Sara Gjordeni ajo e cila në emër të partnerit të saj, Bardhit ngriti akuza ndaj Agajt i cili sipas saj kishte ndërhyrë në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke i cenuar karrierën në një periudhë ku dyshja pritet të bëhen prindër për herë të parë.