Ka nisur me këmbë të mbarë sfida Shqipëri-Itali ku në sekondën e 24 Nedi Bajrami ka shënuar golin e parë në këtë sfidë.
Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë.
Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut. Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Strakoshën në portë në vend të Berishës. Ndërkaq, aktivizohet Ajeti në qendër të mbrojtjes në vend të Ismajlit i cili ka qenë titullar i rregullt gjatë të gjithë kualifikueseve.
FORMACIONET ZYRTARE
ITALIA: Donaruma, Bastoni. Kalafiori, Dimarko, Di Lorenco, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka.
Trajner: Luçiano Spaleti
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.
Trajner: Silvinjo