Sipas informacioneve të raportuara nga disa media në Çeki, Robert Fico i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm, është në gjendje stabile dhe është në komunikim.
Gjatë ditës ka pasur disa informacione kontradiktore për gjendjen shëndetësore të kryeministrit, të cilit iu bë atentati.
Fico mbeti i plagosur këtë të mërkurë në qytetin Handlova, 150 kilometra larg Bratislavës, para Shtëpisë së Kulturës, ku më parë u mbajt mbledhja e qeverisë, kur doli mes turmës për t’i përshëndetur.