Një fjalim televiziv para popullit presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të marrë “vendim serioz” për Këshillin e Evropës, nëse kjo organizatë evropiane e pranon Kosovën si anëtare.
“Ne do të vazhdojmë të flasim për Kosovën, do të marrim edhe vendime për Këshillin e Evropës. Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiç.
Duke folur për ndalimin e dinarit në Kosovë , Vuçiç theksoi se Beogradi nuk do të ndryshoj qëndrim.
“Ne do të shesim degët e bankës sonë kur të duam dhe si të duam. Nuk mundemi dhe nuk do ta pranojmë heqjen e dinarit nga përdorimi në Kosovë”, u shpreh Vuçiç.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën dokumentin e raportueses Dora Bakojanis ku rekomandohej anëtarësimi i Kosovës.
Serbia votoi kundër dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin megjithëse i kërkohet nga perëndimi të mos e pengojë anëtarësimin e Prishtinës ne organizmat ndërkombëtare.