Incidenti i rëndë ndodhi teksa qindra gra e të rinj shtyheshin për të marrë ndihma ushqimore falas, thanë dëshmitarët. Të paktën katër njerëz, mes të cilëve gra e fëmijë, janë vrarë dje dhe shumë të tjerë u plagosën të shtypur në një event shpërndarjeje bamirësie në provincën veriore nigeriane Bauchi, tha policia dhe rezidentët.
Ahmed Wakil, i policisë së Bauchi State, tha se shtypja e njerëzve ndodhi teksa ata prisnin të merrnin ndihmat ushqimore te një kompani private.
Rezidenti Ahmed Sani, tha për rrjetin Anadolu se tragjedia ndodhi kur gra e të rinj shtyheshin për të marrë ushqimet falas që ofroheshin nga kompania.
Vetëm dy ditë më parë disa studentë ishin plagosur nga shtypja e turmave në një event shpërndajeje ndihmash për studentë në shtetin verior Nasarawa.
Nigeria është mes një krize të fortë ekonomike me inflacion të papredentë prej 31.7% Sipas raportimeve një biznesmen kishte ftuar banorët e Bauchi të vinin për të marrë ndihmat e Ramazanit në vlerë 5,000 naira ($4) secili.
Ngjarja kishte bërë të mblidheshin turma të mëdha dhe shpejt gjërat dolën jashtë kontrolli, tha një gazetar vendas për rrjetin BBC. Shuma e ofruar si ndihmë mund të mbajë me ushqim një familje për një ditë, shkruajnë mediat.
Nuk ka ende një prononcim nga biznesmeni Alhaji Yakubu Maishanu, që organizonte bamirësinë, të cilën ai e ka bërë dhe më parë për të ndihmuar muslimanët e varfër gjatë muajit të Ramazanit.